VIDEO/ Donjet Shkodra realizon super gol, Kukësi shpartallon Dinamon në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 17:27

VIDEO/ Donjet Shkodra realizon super gol, Kukësi shpartallon Dinamon në miqësore

Ka përfunduar me rezultatin 5-1, miqësorja e zhvilluar në “Pezë Helmes” mes Kukësit dhe Dinamos. Kampionë e Shqipërisë nuk kanë falur, duke treguar edhe njëherë se po kalojnë një superformë, nën drejtimin e austriakut Pakult.

Dinamo-Kukësi

Blutë e kryeqytetit ishin të pafuqishëm për t’i bërë ballë fursië verilindore. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, ndërsa në pjesën e dytë Kukësi shënoi edhe 3 gola të tjerë. Spikati goli i parë i ndeshjes, i realizuar nga mesfushori Donjet Shkodra, i cili dërgoi topin në trekëndësh nga goditja e dënimit.

Golin e nderit për dinamovitët e shënoi Lika.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"