VIDEO/ Donarumën nuk e mbajnë më nervat. Pas tifozëve, zihet edhe me gazetaren: Kur më kanë ndodhur gabime më parë?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2022 | 14:30

VIDEO/ Donarumën nuk e mbajnë më nervat. Pas tifozëve, zihet edhe me gazetaren: Kur më kanë ndodhur gabime më parë?

Xhanluixhi Donaruma nuk po kalon një periudhë të qetë dhe rezultatet e fundit të Italisë nuk po e ndihmojnë. Pak ditë më parë, pamjet e tij duke iu përgjigjur një tifozi që po e fyente kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Pas humbjes me Gjermaninë, ai është përfshirë edhe në një polemikë me gazetaren e “Rai” që po intervistonte portierin pas disfatës 5-2.

sdfsdfsdfsdfs

Në fillim Donaruma kërkoi falje duke pranuar se ekipit i kishte munguar gjithçka, ndërsa pranoi edhe se kishte gabuar te goli i fundit i Gjermanisë. Por më pas gazetarja e thumboi rreth faktit që gabimet po përsëriten. “Nuk është hera e parë që të ndodh një gjë e tillë”, tha ajo.

“Kur më ka ndodhur?”, ishte përgjigja e menjëhershme e Donarumës. “Kur ndodhi? Me Real Madridin, me faullin? Ne rregull. Nëse duam të bëjmë polemika rreth këtyre gjërave le të bëjmë polemika. Unë bëj diskutime skuadre sot, kemi bërë të gjithë gabime, nuk ka një fajtor të vetëm, shohim njëri-tjetrin në sy dhe analizojmë. Pastaj nëse ti dëshiron të ma vësh fajin mua për gabimin, ma jep, nuk ka problem. Jam kapiteni, marr përsipër gabimin, përgjegjësitë. Ec përpara me kokën lart siç kam bërë gjithmonë”, tha Donaruma.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"