VIDEO/ Dominimi nuk mjafton! Prestige i pafat, eliminohet me penallti në finalen e parakohshme të “FSHF CUP”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2021 | 23:42

VIDEO/ Dominimi nuk mjafton! Prestige i pafat, eliminohet me penallti në finalen e parakohshme të “FSHF CUP”

Për herë të parë këtë vit Federata Shqiptare e Futbollit po organizon kompeticionin “FSHF CUP”, event i futbollit me 9 lojtarë, në të cilin marrin pjesë skuadrat e “Sunday League Albania”.

bandicam 2021-02-07 21-45-42-300

Tashmë aktiviteti po zhvillon sfidat e raundit të dytë, ndërsa mbrëmjen e sotme u luajt një finale e parakohshme, teksa skuadrat Prestige dhe Bio Ju luftuan për një vend në çerekfinale, teksa fati i buzëqeshi skuadrës së Bio Ju që triumfoi me penallti (3-1). Bëhet fjalë për dy ekipet që kryesojnë grupet respektive në “Sunday League Albania”. Ndeshja u luajt në kompleksin “Football Republic”, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 0-0.

Prestige

Një tepër interesante, ku Prestige dominoi në të dyja pjesët, por fati nuk ishte me ta, teksa i shkuan disa herë pranë golit të avantazhit, por pa sukses.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Prestige dhe Bio Ju ndesheshin me njëra-tjetrën, pasi gjatë edicionit të kaluar janë përballur në fazën me eliminim në “Sunday League Albania”.

Prestige Bio ju

Prestige dominoi totalisht në të dyja sfidat, duke i fituar ato respektivisht në shifrat 3-0 dhe 6-0, për tu kurorëzuar më pas kampion. Këtë sezon Bio Ju u përforcua ndjeshëm duke afruar në gjirin e saj lojtarë si Kotori, Peqini, Gërxho, etj, që në të kaluarën janë aktivizuar në Kategorinë Superiore.

FT: PRESTIGE MFC VS BIO JU 0-0 (1-3 me penallti)

PJESA E DYTË – Edhe në pjesën e dytë Prestige ishte dominues. Me futjen në lojë te Hysenbelliut, i cili vjen pas një periudhe të gjatë dëmtimi, skuadra e tij u shfaq më këmbëngulëse, duke ushtruar presion të vazhdueshëm, në portën e skuadrës kundërshtare, që kishte fati me vete në këtë sfidë. 

PJESA E PARË – Dominim absolut i Prestige në pjesë pjesën e parë. Kampionët në fuqi, iu afruan disa herë golit të avantazhit me Dajtin dhe Shimën, por fati nuk ishte me ta në fragmentin e parë të lojës. 

VIDEO E NDESHJES: 


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"