VIDEO/ Dominim i Skënderbeut, Kukësi largohet me 1 pikë nga Korça

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 23:05

VIDEO/ Dominim i Skënderbeut, Kukësi largohet me 1 pikë nga Korça

Është mbyllur në barazim 0-0 sfida mes Skënderbeu dhe Kukësit e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. Një ndeshje e hapur dhe e luftuar nga të dyja skuadrat, por mungoi finalizimi. Korçarët e Ilir Dajës, u shfaqën më dominues, duke provuar më së shumti për të surprizuar portën e Xhikës, por pa sukses.

bandicam 2019-10-19 17-00-06-844

Nuk munguan as rastet e dyshimta, teksa kujtojmë që në pjesën e parë, Skënderbeut iu anulua 1 gol, ndërkohë që Krasniqi pretendoi për 11-metërsh.

Pollozhani-Shkurtaj

Ishte sërish sulmuesi kavajas, i cili në fragmentin e dytë të lojës, gjatë një dyluftimi me Obanor, pretendoi sërish për penallti, por nuk ishte i këtij mendimi gjyqtari Meta. Në fundin e lojës, të dy skuadrat, si Kukësi, ashtu dhe Skënderbeu, duket se u pajtuan me barazimin.

FT| SKËNDERBEU-KUKËSI 0-0

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 4 minutat shtesë!

83′ Zëvendësim i tretë te Skënderbeu, largohet Gripshi në fushë Uerdi Mara.

80′ Daja provon me një gjuajtje “alla Roberto Karlos” nga distanca, topi merr një trajetore të çuditshme, për pak sa nuk përfundon në trekëndëshin e Xhikës. Me fakt kuksianët!

77′ Largohet Kamara i aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë dhe vendin e tij e zë Lulaj.

75’ Zëvendësim te Skënderbeu me Ndeki që largohet dhe vendin e tij e zë Muja, teksa Abazaj ka mbetur i shtrirë në fushë dhe kërkon ndihmën e stafit mjekësor.

72′ Ndëshkohet edhe Kitanovski për ndërhyrje të gabuar ndaj Bregut!

67′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha Krasniqi, vendin e tij e zë Oto Xhon!

65′ Gripshi provon me një gjuajtja nga distanca, kontrollon portieri Xhika në 2 kohë.

62′ Pranë golit Skënderbeu! Krasniqi kombinon bukur me futbollistin vlonjat, i cili gjuan bukur brenda zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

59′ Tjetër pretendim për 11-metërsh nga ana e Krasniqit, pas një dueli me Obanor! Vazhdon lojën gjyqtari Meta. Protestojnë korçarët!

52′ Kotobelli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Krasniqit.

50′ Pranë golit Skënderbeu me Ndeki, që lëviz bukur brenda zonës dhe provon me një gjuajtje të rrezikshme, ndal portieri Xhika.

46′ Starton pjesa e dytë, Duro kryen menjëherë 2 zëvendësime, largohen nga fusha, Ethemi dhe Limaj, në lojë Kotobelli dhe Kamara.

Përfundon pjesa e parë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

45′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe mesfushori Vesel Limaj, për faull në mesfushë ndaj Gripshit.

43′ Ndeki dhuron spektakël në zonën e Kukësit, por largon në fund Teqja në këndore.

35′ Mundësi ideale shënimi për Skënderbeun! Gripshi harkon për Pollozhanin, i cili gjuan me kokë, por vendimtare ndërhyrja e Xhikës, që largon topin në këndore.

33′ Super-kombinim mes Kitanovskit dhe Shkurtajt, por arrin të kontrollojë Enea Koliçi!

30′ Bregu provon të rrezikojë nga goditja e dënimit, por largojnë futbollistët e Kukësit!

29′ Teqja ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Taipit, ndëshkohet me karton të verdhë!

23′ Taipi provon ta befasoj Xhikën, me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

18’ Kukësi qarkullon topin, Abazaj ai që tenton një goditje nga distanca por jashtë kuadratit.

14′ Depërtim i Krasniqit brenda zonë, ndërhyn mbrojtësi Teqja, sulmuesi i Skënderbeut pretendon për 11-metërsh, nuk është i këtij vendimi gjyqtari Meta!

13′ Goditje këndi për Kukësin, provon Kitanovski me kokë, por topi shkon mbi traun e Koliçit.

8′ Gabimi i portierit Xhika, i cili e lëshon topin dhe e kap sërish me dorë! Goditje me dy pasime për Skënderbeun. Provon Bregu, por jashtë kuadratit!

6’ Goditje nga këndi në favor të Kukësit, aty ku kroson Gavazaj megjithatë largojnë vendasit.

2′ Skënderbeu gjen rrugën e rrjetës me anë të Meksit. Goli anulohet për pozicion jashtë loje! I dyshimtë vendimi i gjyqtarit!

1′ Ka nisur me 1 minutë heshtje në nder të ish-presidentit të FSHF-së, Miço Papadhopuli!

SKËNDERBEU: Koliçi, Dita, Pollozhani, Meksi, Pëllumbi, Daja, Taipi, Gripshi, Ndeki, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja

bandicam 2019-10-19 16-37-27-505

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Kitanovski, Limaj, Musolli, Ethemi, Gazavaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro.

bandicam 2019-10-19 16-37-59-453

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"