VIDEO/ Dominim i kuq, Partizani “mbyll në kafaz” Nuabuezen dhe merr arratinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2019 | 23:09

VIDEO/ Dominim i kuq, Partizani “mbyll në kafaz” Nuabuezen dhe merr arratinë

Partizani ka mposhtur Laçin me rezultatin 1-0, në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”, falë golit të Jasir Asanit në minutën e 26-të. Një fitore e merituar për të kuqtë, të cilët ishin dominues në pjesën më të madhe të ndeshjes, duke krijuar volum loje.

partizani

Me triumfin e sotëm, Partizani ngjitet në kuotën e 25 pikëve, duke u shkëputur në +4 nga vendi i dytë që mbahet nga Laçi.

 

gol asani laci

Për sa i përket kurbinasve, kjo ishte humbja e dytë për trajnerin Cungu, në krye të bardhezinjve. Laçi është pozicionuar në vendin e 5-të me 19 pikë në 13 ndeshje.

Partizani-Laci

Sfidën e radhës të kuqtë do ta luajnë në transfertë ndaj Bylisit, ndërkohë që Laçi do të presë Flamurtarin në shtëpi.

FT| PARTIZANI – LAÇI 1-0

Asani 26′ 

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

87′ Zëvendësim i 3-të te Partizani, largohet Melo, vendin e tij e zë Bitri!

86′ Zëvendësim te Laçi, largohet Xhixha, në vend të tij Malçi!

84’ Vazhdon dominimi i të kuqve, Çinari shpërdoron një tjetër mundësi nga e djathta duke gjuajtur shumë larg kuadratit.

77′ Zëvendësim te Partizani, largohet nga fusha, autori i golit, Asani, vendin e tij e zë Romero!

76′ Zëvendësim te Laçi, largohet Trokthi, vendin e tij e zë Elvi Berisha!

73’ Aksion nga e majta i Partizanit, topi shkon në qendër te Çinari i cili në ecje e sipër gjuan topin mbi traversë edhe pse i vetëm në zonë.

71′ Zëvendësim te Partizani, largohet Bardhi, vendin e tij e zë Solomon!

69′ Jasir Asani është futbollisti tjetër i ndëshkuar!

66′ Çinari rrotullohet bukur brenda zonës dhe provone me të majtën gjuajtje e tij shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule!

62′ Partizani kërkon 11-metërsh pas tentativës së Asanit, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt, goditje këndi për Partizanin!

60′ Turkaj është i ndëshkuari i radhës për ndërhyrje të gabuar ndaj Asanit!

53’ Teko pason për Nuabueze i cili gjuan nga jashtë zonës, por jashtë kuadratit.

48′ Pranë golit të dytë Partizani me Asanin, por del në momentet e fundit portieri Stazhilla, i cili ndal topin!  

46′ Starton pjesa e dytë!

PRONONCIMI NË FUNDIN E PJESËS SË PARË: 

Belica: Po bëjmë një lojë të mirë si ekip. Duhet të jemi të kujdesshëm me kundërsulmet tyre sepse kanë lojtarë të rrezikshëm para. Besoj se nëse vazhdojmë kështu, do arrijmë një rezultat të mirë.

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Çinari provon me një goditje nga distanca, por jashtë kuadratit!

43′ Provon edhe Lushkja nga e majta, por gjuajtja e kapitenit, grushtohet nga portieri Hoxha, topi shkon në këndore!

40′ Shpëton për mrekulli porta e Partizanit. Alban Hoxha bën heroin duke i mohuar një gol të sigurt Redon Xhixhës, nga shumë afër portës!

37′ Trokthi është i ndëshkuari i parë i sfidës, për ndërhyrje të gabuar ndaj Jasir Asanit!

33′ Teko provon me një gjuajtje drejt portës, por gjuajtja e brazilianit është e lehetë dhe shkon në duart e portierit Hoxha!

30′ Pavarësisht avantazhit, Partizani vazhdon të ushtrojë presion të vazhdueshëm në zonën e Laçit, duke kërkuar golin e dytë!

26′ GOOOOL PARTIZANI 1-0/ Zhbllokohet sfida! Pas një rrëmuje në zonë, Asani nuk ka falur nga shumë pranë portës, duke e dërguar topin në rrjetë! Futbollisti shkon për ta festuar me trajnerin Lerda këtë gol. 

25’ Teko dhe Nuabueze nisin një kundërsulm të shpejtë. Ky i fundit provon nga e djathta të shënojë, por gjuajtja e tij bllokohet nga Belica.

19′ Sërish Partizani në sulm, Trashi kroson nga e majta për Bardhin, i cili provon me kokë, por gjuajtja shkon në duart e portierit Stazhilla!

18′ Momenti i artë shënimi për Partizanin me anë të Çinarit, i cili ka goditur mjaft bukur brenda zonës pas asistit të Melos, por topi ka shkuar ngjitur me shtyllën!

13′ Epërsi e lehtë e skuadrës së Partizanit që ushtron presion të vazhdueshëm në portën e kurbinasve!

11′ Goditja e parë nga këndi i takon Laçit. E fiton Nuabueze. Kroson Xhixha për Domgjonin, i cili gjuan me kokë, por jashtë kuadratit!

9′ Goditje dënimi për Partizanin, nga një pozicion i favorshëm! Provon Telushi me një predhë nga distanca, por grushton mjaft mirë Stazhilla!

2′ Goditje dënimi në favor të Laçit, kroson Shehu, por kontrollon gjithçka portieri Alban Hoxha!

1′ Ka startuar me 15 minuta vonesë sfida mes Partizanit dhe Laçit, për shkak të vonesës së ambulancë!

bandicam 2019-11-25 18-13-38-119

FORMACIONET ZYRTARE:

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Boldor, Trashi, Broja, Telushi, Melo, Çinari, Bardhi, Asani. Trajner: F.Lerda

bandicam 2019-11-25 17-43-26-665

Laçi: Stajila, Trokthi, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: A. Cungu

bandicam 2019-11-25 17-44-01-330

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"