VIDEO/ Dominim absolut, Bylisi mposht Laçin në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2020 | 15:57

VIDEO/ Dominim absolut, Bylisi mposht Laçin në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë

Bylisi ka mposhtur Laçin me rezultatin 2-0 në sfidën e zhvilluar në “Adush Muça”, të vlefshme për 1/8-at e Kupës së Shqipërisë. Një fitore e merituar për ballshiotët, të cilët e domininuan të gjithë takimin. Ashtu si edhe në ndeshjen e 2 viteve me parë, edhe në këtë përballje, skuadra e Bylisit ka triumfuar me rezultatin 2-0.

bandicam 2020-01-30 15-55-29-618

Silvestë Shkalla ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 68-të, pas një gjuajtje me kokë brenda zonës. Ndërkohë që Edison Ndreca vulosi takimin në minutën e 87-të. Kujtojmë që pas 2 javësh do të zhvillohet përballja e kthimit, për të mësuar skuadrën që do të kalojë në raundin tjetër.

FT| Bylis-Laçi 2-0

Shkalla 68′, Ndreca 87′  

KOMENTI LIVE: 

PËRFUNDON TAKIMI!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

GOOOL BYLISI 2-0/ 87′ Fantastik Edison Ndreca. Futbollisti ndëshkon ish-skuadrën e tij, me një gol mjaft të bukur me të majtën. 

75′ Dominim absolut i Bylisit, që kërkon me ngulm golin e dytë. Murataj dhe Goxhaj provojnë të gjejnë rrugën e rrjetës, por pa sukses.

68′ GOOOOL BYLISI 1-0/ Zhbllokohet sfida! Ballshiotët kalojnë në avantazh. Murataj kroson nga e majta, Shkalla godet bukur me kokë. Topi e kalon vijën fatale, pavarësisht përpjekjes së portierit Stazhilla për ta larguar. I drejtë vendimi i gjyqtarit dhe asistentit Lamaj. 

60′ Mundësi e artë shënimi për Laçin, me anë të Grecës, që lëviz bukur brenda zonës, gjuan, por ndalet nga Isli Hidi. Vendimtare ndëhyrja e gardianit kryeqytetas që i mohon një gol të sigurt kurbinasve.

57′ Tjetër karton i verdhë për Laçin, ndëshkohet edhe Bedri Greca për simulim në zonë.

55′ Xhixha ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë.

46′ Starton pjesa e dytë. 

Përfundon pjesa e parë. 

45+2′ Provon të kundërpërgjigjet Laçi me Nuabuezen, por sulmuesi shpërdoron një kundersulm  të rrezikshëm, duke gjuajtur jashtë kuadratit.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

45′ Drithërima në portën e Laçit, Vendimtar portieri Stazhilla,i i cili ka bërë një pritje fantastike, duke i mohuar një gol të sigrutë Edison Ndrecë.

38′ Dominim i Bylisit në këto minuta. Goxha provon të devijojë me kokë,pas një harkimi nga e djathta, por nuk mund ta prekë sferën. Ndizet sfida.

31′ Momente tensioni në Ballsh. Kapiteni Murataj provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit. Futbollistët përpasen pas një rrëmujë në zonë, protagonist ishte Shkalla dhe portieri Stazhilla që u konfliktuan me njëri-tjetrin.

30′ Shehu u ndëshkua me karton të verdhë pas një faull në mesfushë.

25′ Malçi debuton me Bylisin, zë vendin e Guindos.

18′ Rast ideal për Goxhën, godet me kokë, por topi kalon pranë shtyllës të djathtë pingule.

17′ Lojë ne intesitet të lartë, të dyja skuadrat tentojnë të diktojnë ritmin e tyre.

13′ Minuta të mira për Bylisin që del në sulm, por Greca rrëmben një top dhe del në kundërsulm, ndalet nga Bicaj që ndëshkohet me të verdhë.

9′ Mellugja godet sërish, jashtë zone, por Stazhila largon topin në goditje këndi.


7′ Laçi del në sulm me Xhixhën që pason te Nuabueze, i cili humbet topin nga mbrojtësit. Ndalet një aksion i shpejtë i kurbinasve.

3′ Mellugja godet, por topi shkon mbi traun e portës. Shkëndija e parë nga Bylisi.

1′ Starton ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Bylisi: Hidi, Ntephe, Bicaj, Goxha, Peposhi, Shkalla, Mëllugja, Murataj, Hadroj, Ndreca, Guindo.

Laçi: Stazhila, Fangaj, Gjoni, Domgjoni, Ceka, Shehu, Deliu, Turkaj, Xhixha, Greca, Nuabueze.

skeda

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"