VIDEO/ Doka dhe Prenga titullarë në elitën e futbollit hungarez, mbrojtësi shqiptar i shtang me një eurogol nga distanca
Honvedi i Albi Dokës dhe Herdi Prengës, u mposht ditën e sotme me rezultatin 2-1 nga Ujpest, në duelin e vlefshëm për javën e 17-të të elitës së futbollit hungarez.
Të dy futbollistët e Kombëtares shqiptare u aktivizuan titullarë, por skenën në këtë duel e “rrëmbeu” mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Lirim Kastrati, që në minutën e 61-të, me një predhë nga distanca, shtangu portierin kundërshtar, duke vendosur përkohësisht baraspeshën, teksa goli i fitores për Ujpestin u shënua nga Antonov me penallti.
Albi Doka qëndroi në fushë 78 minuta, teksa më pas u zëvendësua nga Krajçsovics. Dueli i sotëm ishte dhe një “derbi” mbijetese, teksa Hovend renditet në vendin e parafundit me 16 pikë në 17 ndeshje, ndërkohë që Ujpesti i Kastratit mban ndodhet një vend më lartë me 3 pikë më shumë.
PANORAMASPORT.AL
