VIDEO/ Do t’ju shoqërojë përgjatë gjithë Botërorit, njihuni me këngën zyrtare të “Katar 2022”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2022 | 16:12

VIDEO/ Do t’ju shoqërojë përgjatë gjithë Botërorit, njihuni me këngën zyrtare të “Katar 2022”

FIFA ka zbuluar përmes faqes së saj në web këngën zyrtare që do të shoqëroj Botërorin Katar 2022 e titulluar, “Hayya Hayya”, e cila përkthehet “më mirë së bashku”.

hayya hayya

Kënga do të prezantohet në shortin e fazës së grupeve, i cili do të zhvillohet ditës e sotme dhe vjen si një projekt në bashkëpunim i tre artistëve Trinidad Cardona, Davido dhe Aisha.

Kënga është një bashkim i rrymave “R&B” dhe “rege”, dhe pritet me kureshtje të shihet sesi publiku do të reagoj pas saj dhe nëse do të arrij të ketë suksesin e këngëve që kanë shoqëruar botërorët e kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"