VIDEO/ Do të luajnë së bashku te Milani, shikoni momentin kur Kjaer dhe Ibrahimoviç ziheshin me njëri-tjetrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 14:03

VIDEO/ Do të luajnë së bashku te Milani, shikoni momentin kur Kjaer dhe Ibrahimoviç ziheshin me njëri-tjetrin

Simon Kjaer është afrimi i dytë i Milanit në këtë merkato, pas atij të Zlatan Ibrahimoviç para pak kohësh.mou.ibra.kjaer.750x450

Të dy këta lojtarë janë marrë nga drejtuesit e Milanit, për shkak të eksperiencës së madhe që kanë dhe do të mundohen që së bashku t’i ngrenë kuqezinjtë lart në renditje.

Megjithatë të dy këta futbollistë nuk kanë pasur një të kaluar të mirë, pasi më parë kanë pasur edhe një zënkë mes tyre. Gjatë kohës kur Ibra ishte pjesë e Junajtid, këta të fundit kishin një ndeshje me Fenerbahçen, në Ligën e Europës.

Pikërisht gjatë zhvillimit të ndeshjes, ka pasur edhe një zënkë mes Ibrahimoviçit dhe Kjaer, me suedezin që e kap mbrojtësin në grykë. Tashmë tre vite nga ajo skenë, fati do që këta dy lojtarë të jenë në të njëjtin ekip, dhe me të njëjtin objektiv.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"