Postuar: Gusht 2, 2020 | 23:53
VIDEO/ Do të largohet nga Teuta, shikoni çfarë i bëjnë shokët e ekipit Sherif Kallakut
Sherif Kallaku ishte një nga lojtarët më të mirë të Teutës në sezonet e fundit, por për sezonin e ardhshëm, lojtari nuk do të jetë më pjesë e durrsakëve.
Futbollisti do të luajë në kampionatin kroat, teksa ka arritur marrëveshjen për një kalim te Lokomotiva e Zagrebit. Ndeshja e sotme ishte e fundit e Kallakut me Teutën dhe shokët e ekipit dëshironin ta festonin me atë trofeun.
Pas përfundimit të ndeshjes kur Kallaku ishte në intervistë, shokët e ekipit shkojnë e marrin me zor atë, për të bërë foton me trofeun. Kallaku pritet të lërë një mungesë të madhe te Teuta, por sigurisht po largohet për hapin e madh në karrierë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"