VIDEO/ “Do të jetë një luftë e egër”, trajneri Memelli: Laçi ndër katër skuadrat më të mira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 12:58

VIDEO/ “Do të jetë një luftë e egër”, trajneri Memelli: Laçi ndër katër skuadrat më të mira

Skënderbeu rikthehet të luajë në kampionat pas pauzës së festave. Ekipi korçar do të ketë përballë një kundërshtar të vështirë si Laçi. Në një konferencë për shtyp, trajneri Migen Memelli ka folur për gjendjen e ekipit, por dhe për merkaton.

memelli

“Kemi bërë nja dy afrime, të cilat i kemi parë të arsyeshme për të plotësuar vendet vakante ehe pse ngelen edhe 15 ditë nga përfundimi i merkatos. Gjithsesi besoj se do të plotësojmë një repart tjetër në mundësinë që të kemi një grup sa më të fort dhe të kemi alternativa në të gjitha repartet e fushës. Por skuadra është ndërtuar mirë që nga fillimi i sezonit dhe baza e lojtarëve është dhe do të jetë deri në fund të sezonit.”

Pritshmëritë e merkatos

“Edhe pse është një periudhë që nuk sjell shumë cilësi, sepse skuadrat kërkojnë t’i mbajnë lojtarët më të mirë në kontingjentin e tyre. Besoj që pritshmëritë do të jenë. Presim të mbyllim një marrëveshje tjetër në një repart që është më vakant dhe pastaj çdo gjë do të jetë e qartë për ne. Bashkërisht me klubin do të plotësojmë vendet vakante, të cilat janë të domosdoshme. Janë 2-3 lojtarë me dëmtime dhe besoj se periudha kampionatit që mbetet, do të jetë një luftë e egër dhe mjaft e gjatë.”

Gjendja e ekipit

“Berisha dhe Vitija do të jenë jashtë, duke parë verdiktin e stafit mjekësor. Të gjithë lojtarët që do të aktivizohen nesër në fushë, kanë besimin tonë. Në këto 12 ditë përgatitje kanë bërë jashtëzakonisht mirë. Shpresoj të bëjnë një performancë të mirë, si në javët e kaluara, por dhe të marrim rezultat në fund”

Përballja me Laçin

“Laçi është një skuadër shumë cilësore dhe ndër katër më të mirat në kampionatin tonë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"