VIDEO/ “Do të firmosja gjithmonë për të fituar 1-0”, Reali dëgjon Zidanin dhe tirumfon minimalisht në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2020 | 23:24

VIDEO/ “Do të firmosja gjithmonë për të fituar 1-0”, Reali dëgjon Zidanin dhe tirumfon minimalisht në shtëpi

“Do të firmosja gjithmonë për të fituar 1-0 dhe të mos pësonim gola”, shprehej Zidan 5 ditë më parë, si për t’i dhënë një farë motivimi lojtarëve të Realit, që kishin shfaqur probleme në finalizim në ndeshjet e para të sezonit.

VINISIUS

Megjithatë duket se lojtarët e kanë dëgjuar deklaratën dhe po plotësojnë atë që kërkon trajneri. Reali ka mposhtur ditën e sotme Vajadoidin në shtëpi, duke siguruar fitoren e dytë radhazi në kampionat.

Ishte Vinisius Zhunior, i cili realizoi golin e vetëm në minutën e 65’, i cili rezultoi vendimtar për ekipin e tij, pasi në fund falë atij goli Reali mori 3 pikët. Pas 3 javëve Reali ka grumbulluar 7 pikë, duke regjistruar 2 fitore dhe një barazim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"