VIDEO/ “Do jem trajneri i ri”, legjenda e Mançester Junajtid trazon tifozët e klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 18:00

VIDEO/ “Do jem trajneri i ri”, legjenda e Mançester Junajtid trazon tifozët e klubit

Mançester Junajtid është në kërkim të një trajneri deri në fund të sezonit pas shkarkimit të Solskjaerit. Ralf Ragnik do të jetë ai që do të ulet në stolin e anglezëve deri në fund të sezonit, por një postim në rrjetet sociale ka ngjallur kuriozitet.

kantona

Legjenda e ‘Djajve të Kuq’, Erik Kantona ka shprehur nëpërmjet një postimi në Instagram se ai do të jetë trajneri i ri i kubit.

“Përshendetje miqtë e mi. Doja t’ju informoja zyrtarisht se unë jam trajneri i ri i Manccester Junajtid. Do ju tregoj për stafin tim më von. Shihemi së shpejti”.

Kantona njihet për natyrën e tij gazmore dhe shpesh del me deklarata bombastike nëpër rrjetet sociale. Megjithatë Ralf Ragnik pritet të marrë drejtimin e klubit.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"