VIDEO/ Do ishte titulli i parë pas 41 viteve! E pabesueshme çfarë ndodh në Brazil, skuadrës së njohur i heq VAR-i trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 23:53

VIDEO/ Do ishte titulli i parë pas 41 viteve! E pabesueshme çfarë ndodh në Brazil, skuadrës së njohur i heq VAR-i trofeun

E pabesueshme çfarë i ka ndodhur ditën e sotme skuadrës braziliane të Internacional. U luajt sot java e fundit në elitën e futbollit brazilian, kur Flamengo e vendit të parë ndahej me 2 pikë me Internacionalin.

internaccio

Flamengo u mposht nga Sao Paulo në javën e fundit me rezultatin 2-1 dhe në rast fitoreje të Internacionalit, atëherë këta të fundit do merrnin titullin kampion, i cili mungon prej 41 vitesh. Megjithatë ishte VAR-i, që i anuloi dy herë golin Internacionalit ndaj Korinthiasit, në ndeshjen e mbyllur 0-0.

Pasi i kishte anuluar fillimisht një penallti, VAR ndërhyn edhe dy herë të tjera kundër Internacionalit, teksa i anuloi dy herë golin, një prej tyre u shënua në minutën e 97’, duke shpërthyer festa te stoli i Internacionalit, por përsëri u anulua, duke thyer zemrat e tifozëve dhe të lojtarëve vendas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"