VIDEO/ Djelmoshat e Dortmundit “mesazh” PSG-së me spektakël golash, Haland kthehet në identitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2020 | 22:36

VIDEO/ Djelmoshat e Dortmundit “mesazh” PSG-së me spektakël golash, Haland kthehet në identitet

Borusia Dortmundi u ka dhënë përgjigjen më të mirë kritikëve dhe kundërshtarëve të ardhshëm në Ligën e Kampioneve, PSG-së duke fituar me rezultat spektakolar 4-0 ndaj Eintrahtit të Frankfurtit në “Vestfalen stadion”.

EQxDii5XUAA3Ps4

Në këtë takim nuk spikatën vetëm dyshja fantastike e sulmit Xhedon Sanço dhe Erling Haland, por dhe mbrojtësi i djathtë Ashfraf Hakimi, i cili asistoi 3 nga 4 golat e Dortmundit.

Me fitoren e sotme, Borusia Dortmundi vazhdon më tej luftën për titullin kampion në Gjermani duke arritur në kuotën e 42 pikëve, ndërsa dy rivalët direkt Bajern Mynih dhe Lajpcigu kanë 1 ndeshje më pak në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"