VIDEO / Dje në Serinë A, sot dy gola në Champions për të rinjtë. 24 orë fantastike për mesfushorin e Shpresave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 0:19

VIDEO / Dje në Serinë A, sot dy gola në Champions për të rinjtë. 24 orë fantastike për mesfushorin e Shpresave

Kristjan Asllani po tregon se nuk është aspak rastësi që këtë sezon ka debutuar që në moshe të re te Empoli në Serinë A, apo se është kthyer në një element të pazëvendësueshëm në radhët e përfaqësueses Shpresa.

asllani

Të hënën në darkë, djaloshi ishte në fushën e lojës në ndeshjen e Empolit ndaj Veronës në Serinë A, duke u aktivizuar në pjesën e dytë të takimit. Vetëm 24 orë nga ajo ndeshje, Asllani ishte përsëri në fushë, këtë herë me ekipin e të rinjve ku është një lider i padiskutueshëm. Këtë radhë në lojë ishte Liga e Kampioneve për të rinj dhe Asllani nuk ka zhgënjyer, duke udhëhequr skuadrën e tij drejt suksesit 5-0 ndaj Crvena Zvezdës.

Ka qenë pikërisht mesfushori shqiptar autor i dy golave në këtë sfidë, një me penallti, ndërsa nisi edhe aksionin e një tjetër goli, për të bërë të mundur që Empoli të kalonte turin dhe të shkonte në fazën me eliminim direkt të turneut. Por mbi të gjitha, loja e tij tregoi se e meriton të ketë një vëmendje shumë më të veçantë, pse jo edhe nga Kombëtarja A e cila është gjithmonë në kërkim të alternativave cilësore.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"