VIDEO/ Djali i Rudi Vatës nuk ndalet, shikoni supergolin e realizuar nga 16-vjeçari shqiptar në minutën e parë të takimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 14:35

VIDEO/ Djali i Rudi Vatës nuk ndalet, shikoni supergolin e realizuar nga 16-vjeçari shqiptar në minutën e parë të takimit

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, Roko, u bë protagonist në sfidën mes RB Lajpcig U19 dhe Sëlltik U19, e vlefshme për fazën e grupeve të “UEFA Youth League”.

roko vata selltik

16-vjeçari shqiptar, i cili ka zgjedhur për të luajtur me Irlandën, shënoi një supergol me një gjuajtje fluturimthi, që në minutën e parë të sfidës.

Me këtë gol ai kaloi skocezët në avantazh, teksa nëntë minuta më vonë erdhi dhe goli i dytë nga Letsosa, me Sëlltik që fitoi përballë gjermanëve në transfertë me rezultatin 1-2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"