VIDEO/ Ditë e mallkuar për Manajn dhe Barcelonën B, sulmuesi kuqezi nuk u beson syve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 18:25

VIDEO/ Ditë e mallkuar për Manajn dhe Barcelonën B, sulmuesi kuqezi nuk u beson syve

E diela e sotme ishte një ditë për t’u harruar për Barcelonën B dhe sulmuesin Rei Manaj. Skuadra katalanase u mposht 3-1 nga Xhimnastik në javën e 12-të të Segunda Division në Spanjë.
rei
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë shpërdoroi një rast të mirë për të ngushtuar rezultatin në 3-2 në pjesën e dytë. Pas një aksioni të shpejtë, 23-vjeçari godet jashtë porte, edhe pse pjesa më e madhe e katërkëndëshit të portierit kundërshtar ishte e zbrazuar.

Tashmë, ekipi duhet të mendojë për ndeshjen e ardhshme kundër Olotit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"