VIDEO/ Dita e bardhebluve, Tirana U19 “hedh në tapet” Partizanin U19 me 4 gola. Tjetër trofe ngrihet në “Selman Stërmasi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 15:13

VIDEO/ Dita e bardhebluve, Tirana U19 “hedh në tapet” Partizanin U19 me 4 gola. Tjetër trofe ngrihet në “Selman Stërmasi”

Tirana U19 pasojnë suksesin e Tiranës U17 duke u shpallur kampionë në grupin A të Kategorisë Superiore U19. Bardheblutë e drejtuar nga Migen Memelli fituan me rezultatin 4-1 ndaj bashkëmoshatarëve të Partizanit në një takim që ka qenë tepër emocionues, i cili u luajt në “Selman Stërmasi”. 
105603526_2610665742522865_2153286136882379233_o
Stafa kaloi bardheblutë në avantazh në minutën e 30-ë. Me rifillimin e pjesës së dytë, të kuqtë fituan 11-metërsh dhe vendosën në baraspeshë takimin. Marinaj e shfrytëzoi saktë penalltinë në minutën e 81-ë. Kur mendohej se derbi kryeqytetas mes 19-vjeçarëve do të mbyllej në barazim, Tirana shpërthen duke realizuar 3 herë brenda 7 minutave. Stafa çliroi bardheblutë me një goditje dënimi për t’u duartrokitur. Më pas, Tirana e merr totalisht ndeshjen nën kontroll duke realizuar dhe dy herë të tjera me Avdiun dhe Elezin në minutat 90’ dhe 90’+2.

Me këtë triumf, Tirana U19 shpallet fituese e grupit A në Kategorinë Superiore U19.

Kampioni përfundimtar do të vendoset pas një faze “play-out” mes 8 ekipeve më të mira në grupin A dhe B.

FT: Tirana U19-Partizani U19 4-1
Stafa 30′, 85′, Avdiu 90′, Elezi 90’+2/ Marinaj 81′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"