VIDEO/ Disiplina e “masakroi”, Shkumbini publikon pamjet: Arbitër aktor, e kanë zili edhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 22:00

VIDEO/ Disiplina e “masakroi”, Shkumbini publikon pamjet: Arbitër aktor, e kanë zili edhe…

Komisioni i Disiplinës në FSHF e dënoi ekipin e Shkumbinit me humbjen e ndeshjes në tavolinë më rezultatin 3-0 kundër Naftëtarit si dhe iu zbritën 3 pikë në klasifikim. Gjithashtu peqinasit u gjobitën me 100 mijë lek të rinj me pretendimin e dhunimit të zyrtarëve të ndeshjes.

shkumbini alvi paco

Më pas, ekipi peqinas reagoi nëpërmjet një deklarate ku quajti gjyqtarin Alvi Paço, si një palaço me shkollë, që komandohet nga lart, ndërsa tani kanë publikuar edhe pamjet nga momenti i dhunës. Ata e cilësojnë si një aktrim të arbitrit, që do e kishin zili edhe aktorët në filma.

TURP 
TURP
TURP

SHIKONI MIQ “AKTORIN” E AKADEMISE SE ARBITRAVE QE DO TA KININ ZILI DHE AKTORET ME TE MEDHENJ HOLLYWOOD-ian 
KJO VIDEO TREGON QARTE KANCERIN QE KA KAPLUAR INSTITUCIONIN QE DREJTON TOP-KEMBEN TONE
KJO VIDEO TREGON SE DERI KU SHKON DEGJENERIMI I KARAKTERIT TE NJE PERSONI ( arbitri ne kete rast) PER TE ZBATUAR POROSITE E DIREKTUARA NGA KRYE KANCERI
P.S. NGA KY EPISOD QE SHIKONI NE VIDEO NE JEMI DENUAR MIQ

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"