VIDEO/ Disfatë e rëndë për kampionët e Milanit, Hysaj & CO i japin leksion në “Olimpico”! Napoli merr arratinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 0:15

VIDEO/ Disfatë e rëndë për kampionët e Milanit, Hysaj & CO i japin leksion në “Olimpico”! Napoli merr arratinë

Disfatë e rëndë për kampionët e Milanit. Pas dy barazimesh radhazi në kampionat, kuqezinjtë e Stefano Piolit, u mposhtën mbrëmjen e sotme nga Lacio në “Olimpico” me rezultatin 4-0, duke u zhytyr në një krizë rezultatesh, teksa kanë humbur ndjeshëm terren me kryesuesit e Napolit që kanë marrë arratinë.

Lacio

Milinkoviç-Saviç, Zakanji, Luis Alberto dhe Felipe Anderson ishin autorët e golave për skuadrën e Sarrit, që ishte dominuese absolute në këtë duel.

Me këtë fitore Lacio u ngjit në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Interi dhe Roma, duke marrë përkohësisht vendin e tretë. Ndërkohë për sa i përket Hysajt, mbrojtësi shqiptar qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes, duke bërë një paraqitje tepër dinjitoze.

seria a renditja

FT LACIO-MILAN 4-0
4′ Milinkoviç-Saviç, 38′ Zakanji, 67′ Luis Alberto (p), 75′ Felipe Anderson

NGJARJET KRYESORE:

Mbyllet sfida!

statistikat

75′ GOOOOL LACIO 4-0/ Skuadra e Sarrit e papërmbajtshme, shënon edhe golin e katërt me Felipe Anderson. Braziliani përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes së Milanit, duke mposhtur me lehtësi Tatarushanun. 

67′ GOOOOL LACIO 3-0/ Luis Alberto tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke mposhtur Tatarushanun.

65′ Penallti për Lacion, e fiton Pedro, pas ndërhyrjes së gabuar të Kalulut ndaj Pedros, për gjyqtarin nuk ka dyshime, 11-metërsh për vendasit.

49’ Goditje dënimi e shkëlqyer e Benaser, vetëm një devijim i lehtë në mur çon sferën jashtë katërkëndorit të Lacios.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 2-0 për Lacion. 

45’ Zakanji merr një pasim perfekt në krahun e majtë dhe tenton të çojë topin në shtyllën e dytë, por ndërhyrja e Kjaer dërgon sferën në këndore duke shpëtuar Tatarushanu.

38’ GOOOL LACIO! Marushiç hyn në zonë duke kaluar Dest dhe gjuan, shtylla kthen topin në këmbët e Zakanjit i cili dyfishon shifrat.

35’ Leao shpërthen në krahun e majtë dhe mundohet që të nisë topin në qendër, por Hysaj kthehet dhe ia del të largojë sferën.

24′ Tomori nuk mund të vazhdojë më për shkak të problemeve muskulore dhe i lë vendin Kjaer.

19’ Gjuajtje e fortë ballore e Tonali, Provedel pret në pozicion.

7’ Mesias mundohet të reagojë për Milanin, topi i gjuajtur prej tij devijohet në këndore.

4’ GOOOL LACIO! Aksion i shpejtë nga e majta i Zakanjit, pasimi i tij në qendër gjen Milinkoviç-Saviç i cili gjen rrjetën me gjuajtjen e parë në portë të sfidës.

1’ Nis dueli në “Olimpico”.

FORMACIONET ZYRTARE

LACIO (4-3-3): Provedel; Hysaj, Kazale, Romanjoli, Marushiç; Milinkoviç-Saviç, Kataldi, Luis Alberto; Pedro, Felipe Anderson, Zakanji.
Trajner: M. Sarri

MILAN (4-3-3): Tatarushanu; Kalabria, Kalulu, Tomori, Dest; Tonali, Benaser; Mesias, Diaz, Leao; Zhiru.
Trajner: S. Pioli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"