VIDEO/ Disfata për shqiptarët në Itali, buzëqesh vetëm Strakosha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 22:25

VIDEO/ Disfata për shqiptarët në Itali, buzëqesh vetëm Strakosha

Seria A luajti ndeshjet e javës së tretë, dhe rezultatet surprizë nuk munguan. Me Berishën dhe Gjimshitin kapiten në fushë, Atalanta u mund minimalisht në shtëpi, 0-1, pas një goli në fund të pjesës së parë, me goditje dënimi nga Barela, ku gardiani shqiptar nuk kishte se çfarë të bënte.

hysaj napoli

Ndërkohë, Lacio fitoi 1-0, ndaj Frosinones, me gol të Albertos në minutën e 49-të. Strakosha ishte titullar në 90 minuta. Hysaj, pësoi një disfatë me Napolin e tij, teksa u mund 3-0 në transfertë nga Sampdoria. Dy gola u shënuan nga Defrel, dhe i treti nga Kualjarela. Më poshtë, rezultatet e plota të javës së tretë.

 

 

Atalanta-Kaljari 0-1

Kievo-Empoli 0-0

Lacio-Frosinone 1-0

Sampdoria-Napoli 3-0

Sasuolo-Xhenoa 5-3

Torino-Spal 1-0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"