VIDEO/ Disfata ndaj Sëlltikut, shikoni gafën e rëndë të Valon Berishës që i shkaktoi humbjen Lacios

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 21:59

VIDEO/ Disfata ndaj Sëlltikut, shikoni gafën e rëndë të Valon Berishës që i shkaktoi humbjen Lacios

Një gafë e rëndë e shqiptarit të Kosovës, Valon Berisha, i shkaktoi një disfatë fatale Lacios, teksa u mposht nga Sëlltiku me rezultatin 1-2 në sfidën e vlefshme për grupet e Ligës së Europës.

Lacio

Berisha u aktivizua në minutën e 82-të të takimit, teksa rezultati ishte në barazim 1-1. Në minutën e 95-të, mesfushori i Kosovës, gabon një pasim të thjeshtë, duke i dhuruar topin kundërshtarëve, të cilët e shndërruan në gol me anë të Ntçam.

Kjo humbje në shtëpi, e bën thuajse të pamundur kalimin e grupit, teksa kryeqytetasve do t’iu duhet një mrekulli në sfidat e radhës, për t’u kualifikuar, pasi Sëlltik ka arritur të grumbullojë 10 pikë në 4 ndeshje, Kluzh 9 pikë, ndërkohë që Lacio vetëm 3.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"