VIDEO/ Disfata ndaj Çekisë, futbollistët e Kosovës shpërthejnë në lot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 23:53

VIDEO/ Disfata ndaj Çekisë, futbollistët e Kosovës shpërthejnë në lot

Kosova u mposht me përmbysje me rezultatin 2-1 në një përballje dramatike. “Dardanët”, shënuan të parët me anë të Nuhiut, ndërkohë që çekët arritën të fitonin falë 2 golave të shënuar. Një fitore e merituar e Çekisë, që dominoi thuajse të gjithë takimin.

bandicam 2019-11-15 00-13-40-816

Në përfundimin e ndeshjes, futbollistët e Kosovës e kanë përjetuar rëndë këtë humbje, teksa disa prej tyre janë shtrirë në fushën e blertë dhe kanë shpërthyer në lot.


“Dardanët” humbën shanset për kualifikimin në Europian nga eliminatoret, ndërkohë që kanë një shans nëpërmjet Ligës së Kombeve në muajin mars!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"