VIDEO/ “Disa lojtarë nuk e prekin fare topin”, Ahmataj e Dede debat për situatën te Tirana: Rrethi i presidentit mendon direkt për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2019 | 23:48

VIDEO/ “Disa lojtarë nuk e prekin fare topin”, Ahmataj e Dede debat për situatën te Tirana: Rrethi i presidentit mendon direkt për…

Trajneri i Tiranës, në shpërthimin që pati në intervistën pas humbjes me Skënderbeun, pati edhe ndërhyrjen e analistit dhe ish-trajnerit Nevil Dede, në studion e “Gol pas Goli”, si edhe të kryeredaktorit të “Panorama Sport, Jetmir Halilaj.

dede ahmataj

Në një debat në studio, Ahmataj foli për shqetësimet që ka tek Tirana, ndërkohë që “Panorama Sport” ju sjell më poshtë debatin e zbardhur në studio.

Kush janë armiqtë që nuk e duan trajnerin e Tiranës?

Julian Ahmataj: Kjo është një pyetje shumë delikate për t’u përgjigjur.

Nevil Dede: Mbi të gjitha, jo se je i nevrikosur, por nuk je i qetë, për mënyrën si e ke përgatitur ndeshjen, dhe sitë është përgjigjur skuadra në fushë. Konstatimet tuaja janë të sakta. Zotërim topi pati pafund, por aspak vertikalizime dhe goditje në portë. Vetëm një goditje në minutën e 76-të dhe goli. Më bën përshtypje diçka. Fillon aksioni në një krah dhe nuk përdoren lojtarët e tjerë. Edhe para teje, edhe sot, duhet të qetësohesh pak. Më ndiq.

Julian Ahmataj: Ti po flet, dhe unë dua të flas. Normalisht, kemi punuar për ndërrimin e lojës 3-4 herë, për ta spostuar kundërshtarin dhe për të krijuar hapësira. Kjo nuk ndodh në fushën e lojës. Lojtarët futen në fushën e lojës dhe nxitojnë. Ka pasur mbi 10-15 situatë, ku lojtarët i humbnin duelet 1 kundër 1. Ndeshja ishte përgatitur në mënyrën më të mirë. Po ta shikoni, më thoni pse nuk funksionon një goditje standarde. Kemi punuar mbi 16-17 goditje standarde. Ku janë edhe brenda në dhomën e zhveshjeve këto gjëra.

Nevil Dede: Jemi në një logjikë bashkë. Do të bëj një krahasim të fundit. Në derbin e fundit, futet Muçi në minutën e 80-të, dhe nuk prek asnjë top. Edhe sot, e njëjta situatë. Disa lojtarë nuk e prekin topin fare. Disa të tjerë e prekin gjithë kohës. Ndahen shumë vonë me topin.

julian ahmataj

Julian Ahmataj: Po pse Nevil, Muçit i ngeli të marrë përsipër? Ai është djalë i ri. Ne kemi shpresa që ta ndihmojmë ne të ecë përpara, jo t’i kërkojmë ne llogari atij.

Nevil Dede: Nuk po më kupton mo Juli, jam në një logjikë me ty. Po të them pse nuk funksionon pjesa tjetër e skuadrës. Nuk shpërndahet loja në mënyrë të drejtë. Ka shumë stacione dhe harxhohet shumë kohë.

Jetmir Halilaj: Kjo që ndodh tek Tirana, është për të vënë duart në kokë. Ahmataj nuk është trajneri i parë që thotë po të njëjtën gjë. Dikush aty trazon ujërat dhe nuk të lë të punosh. Përgjegjësi kryesore për këtë ka presidenti Refik Halili, që nuk krijon dot kushtet që njerëzit të punojnë normalisht. Është ankuar Ze Maria, u ankua Mema pasi humbi me Bylisin. Po dëgjoj të njëjtin refren, ndoshta me fjalë ndryshe. Ka një problem klubi aty. Nuk mendoj se është më çështje trajnerësh. Është e kotë ta pyesësh trajnerin tani për lojën, për sa kohë thotë që këtu nuk punohet kështu. Tani, aty ka dy gjëra, ose aty Ahmataj qëndron, dhe fluturojnë disa koka, drejtues, ndonjë rebel që bën plane lojtarësh, qoftë edhe lojtarësh, pasi Ahmataj refuzon të japë shpjegime kush janë këta njerëzit që fusin shkopinj. Ose ikën Ahmataj, dhe vazhdohet me të njëjtën teori. Ndryshe zgjidhje nuk ka. Është trajneri i tretë që dëgjoj në harkun e pak kohëve, që thotë të njëjtën gjë. Nuk ka sens për Tiranën kjo. Nuk ka sens ta pyes për taktikë. Më mirë që ndodh kështu. Të paktën diçka e gjen guximin dhe thotë se nuk punohët kështu. Kjo histori duhet të marrë fund, nuk vazhdohet kështu.

Julian Ahmataj: Ne nuk duam ta mbajmë vendin e punës në këtë mënyrë, me zor. Nuk mbahet. Ose duhet rregulluar ose…

Jetmir Halilaj: Ahmataj, a mund t’i shkoni deri në fund? Duke përmendur disa njerëz, e lë shumë evazive. Aty trajnerin e emëron Refik Halili. E shkarkon Refik Halili. Fryma në klub është e atij që drejton. Ndoshta ai nuk e kupton që ka ndonjë problematikë të kësaj natyre, por a mund të na thuash kush ka probleme. Ke ndonjë grup që nuk të bindet dhe bën me kokën e vet? Me kë ke probleme, me presidentin, me drejtorin, me këshilltarët?

Julian Ahmataj: Kjo nuk ka lidhje. Këto gjëra ngatërrohen. Lojtarët kanë dhënë maksimumin. Jetmir, dëgjo. Të thashë që më mirë po marr riskun unë dhe të largohem, që të vazhdojnë dhe të rregullohen gjërat. Problemet dhe shqetësimet të gjithë i dimë. Te Tirana sapo vendoset një trajner, mendohet për t’u hequr. Dhe nuk mendohet nga presidenti. Nga rrethi.

Jetmir Halilaj: Por nuk jeni ju i pari që i thoni këto. Kam intervistuar dy herë Ze Marian, ka thënë të njëjtat shqetësime. Ka folur Ard Mema pasi është larguar. Për pak sa nuk akuzoi për komplot. Nuk vazhdohet kështu.

Dritë në fund të tunelit për këtë situatë?

Nëse gjërat nuk rregullohet brenda kohës që unë kërkoj, do e shoh sërish këtë situatë. Nuk po e lej ekipin, i dhashë dorën ekipit. Rezultatin e mbaj unë përgjegjësi, jam unë ai që i dal para lojtarëve dhe marr përgjegjësi.

Unë ose do e bëj punën si duhet, ose nuk e bëj ndryshe. e njihja këtë ambient, por nuk arrija dot të kuptoja që gjërat ishin në këtë stad. Duhet të ndryshojnë ujërat brenda çdo gjëje, që të shkojnë në vendin e duhur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"