VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit B, Flamurtari mposht mes tensionit Elbasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2020 | 23:32

VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit B, Flamurtari mposht mes tensionit Elbasanin

Dinamo vijon serinë e rezultateve pozitive në Grupin A të Kategorisë së Parë. Blutë mposhtën me rezultatin 2-1 Partizanin B, në mini-derbin, e zhvilluar në Pezë-Helmës. Kjo ishte përballja e parë zyrtare, në histori mes këtyre 2 skuadrave.

Dinamo

Të dy golat për blutë i realizoi futbollisti brazilian Almeida Santo Uelber në minutat 27 dhe 59-të. Ndërkohë golin e vetëm për Partizanin B e shënoi sulmuesi Oden Bërdufi.

Almeida dhe Da Silva Dinamo logo

FOTO: P.PASHOLLARI

Vlen të theksohet fakti se ky ishte goli i parë i pësuar për këtë sezon nga Dinamo, që ndan vendin e parë me Burrelin dhe Korabin me 13 pikë secila.

Në sfidën tjetër të zhvilluar në Librazhd, mes Elbasanit dhe Flamurtarit ishin miqtë nga Vlora që triumfuan me rezultatin 0-1 falë golit me 11-metërsh të Andi Ribajt në minutën e 25-të.  Të dyja skuadrat e mbyllën takimin me 10 lojtarë, pasi Aliaj dhe Selimi u ndëshkuan me karton të kuq. Një sfidë tepër e luftuar ku nuk mungoi tensioni, teksa gjyqtari nxorri nga xhepi i tij edhe 6 kartonë të verdhë.

 

REZULTATETE: 

GRUPI A

PARTIZANI B-DINAMO 1-2

Bërdufi 87′ / Almeida 27′, 59′ 

GOLI I ODEON BËRDUFIT:

GOLI I DYTË I ALMEIDËS:

KARTONI I KUQ I PARTIZANIT B: 

GOLI I ALMEIDËS: 

GRUPI B

ELBASANI-FLAMURTARI 0-1

Ribaj 25′ (p) 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"