VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Burrelit dhe rimerr kreun, Xhixhiua dhe Uelber “heronjtë” e bluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2021 | 21:51

VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Burrelit dhe rimerr kreun, Xhixhiua dhe Uelber “heronjtë” e bluve

Kryesfida e javës së 17 të Grupit A, e Kategorisë së Parë përfundoi me fitoren e Dinamos me rezultatin 2-0 ndaj Burrelit në stadiumin “Selman Stërmasi”.

bandicam 2021-03-25 13-00-53-961

Për skuadrën kryeqytetase realizuan Xhixhiua falë një gafe të mbrojtjes së Burrelit në minutën e 52′ dhe më pas dyfishimi i rezultatit erdhi pas 3 minutave, ekzaktësisht në minutën e 55′ me anë të brazilianit Uelber.

Me këtë triumf blutë parakalojnë Burrelin në klasifikim dhe marrin kreun në kuotën e 32 pikëve, ndërsa Burreli në kuotën e 31 pikëve në vendin e dytë.

FT| DINAMO 2-0 BURRELI

Xhixhiua 52′, Uelber 55′

Goli i Xhixhiua on Vidnews.

Goli i Uelber on Vidnews.

FORMACIONET ZYRTARE –

DINAMO – Edvan Bakaj; Paterni, Pere, Boçi, Plaku; Bilali, Kolgega, Fejzaj, Diogo Da Silva; Xhixhiua, Uelber. Trajner: Olsi Uku.

BURRELI – Miraka; Dedgjonaj, Danaj, Sefgjinaj, Beci; Vecaj, Raboshta, Kurbneshi, Takahashi; Punavija, Zefi. Trajner: Samuel Nikaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"