VIDEO/ Dinamo triumfon mes vuajtjesh ndaj Kastriotit, blutë i falen VAR-it dhe… portierit Bakaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 15:46

VIDEO/ Dinamo triumfon mes vuajtjesh ndaj Kastriotit, blutë i falen VAR-it dhe… portierit Bakaj

Mbyllet sfida, Dinamo merr 3 pikë të vuajtura në një sfidë ku portieri Edvan Bakaj ishte vendimtarë me ndërhyrje e tij. 

bandicam 2021-11-28 15-17-44-937

Sfida u vendos nga kapiteni Agim Ibraimi që realizoi një perlë nga goditja e këndit në minutën e 66-të.

Fundi i takimit ishte vërtetë dramatik, pasi u akordua një penallti në favor të Kastrioti, por gjyqtari Kridens Meta iu drejtuar vetë VAR-it duke e korrigjuar penalltinë me një faull në limite dhe karton të kuq për Edi Maliqin.

Kastrioti provoi me të gjitha forcat në fundin e ndeshjes por heroi ishte Edvan Bakaj që bëri dy superpritje në fund. 3 pikë që çlirojnë trajnerin Bledi Shkëmbi që shikon ekipin të fitojë pas disa rezultateve jo të mira.

FT| DINAMO-KASTRIOTI 1-0

66′ Ibraimi

Komenti Live

Mbyllet ndeshja, Dinamo i falet VAR-it dhe Edvan Bakaj në një ndeshje ku vendosi eurogoli i kapitenit Agim Ibraimi.

90+6′ Sërish protagonist Edvan Bakaj që mban portën e paprekur pas një goditje me kokë.

90+6′ Super Bakaj, portieri i bluve reagon në kohë pas një gjuajtje të fortë të Karakaçit.

90+4′ Zëvendësim te Dinamo, largohet nga fusha Mihana, në vendin e tij Abazaj.

90+3′ Karton i kuq për Edis Maliqin, por ndërhyrja është goditje dënimi dhe jo penallti.

90+2′ Kriden s Meta niset vetë drejt ekranit të VAR-it për të marrë një vendim përfundimtar për rastin e dyshimtë.

90′ Ka penallti për Kastriotin, Edis Maliqi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në dëm të Spartak Ajazit. Pritet të merret konfirmimi nga VAR-i.

89′ Tjetër zëvendësim te Katrioti, largohet Edi Basha për t’i bërë vend Edon Hasanit.

80′ Prodani tenton të bëjë një mrekulli duke goditur bukur me finte, por portieri Bakaj bën një super pritje

77′ Largohen Rami dhe Kodra nga fusha, në vendin e tyre Mudrazhija dhe Karakaçi.

75′ Sërish Dinamo me Çinedun i cili godet nga një kënd i pamundur, por shtylla ndal sulmuesin nga një eurogol.

73′ Provon Xhuliano Skuka të bëjë gjithçka vetë duke goditur me të majtën, por gjuajtja është krejtësisht e gabuar.

70′ Provon të reagojë Kastrioti, por krutanët janë të pafuqishëm për të dalë përpara.

66′ GOOOL Dinamo 1-0/ Çfarë goditje nga Agim Ibraimi, kapiteni tund rrjetën duke shënuar një eurogol nga goditja e dënimit. Ndërkohë Ibraimi ndëshkohet me karton të verdhë pasi hoqi fanellën në momentin e festës së golit. 

65′ Spartak Ajazi futet në vend të Okebukut, Ndreu kërkon të dalë me pikë nga ky takim.

65′ Goditje dënimi në pozicion të favorshëm për kapitenin Agim Ibraimi.

64′ Del shpejtë Greca, duke dribluar kundërshtarin. Pas një kontakti në zonë, sulmuesi kërkon penallti, por loja ndalet për pozicion jashtë loje.

63′ Indrit Prodani ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

60′ Provon Kastrioti të dalë përpara, por loja ndalet pasi sulmuesi krutan ndodhet në pozicion jashtë loje.

55′ Lojë e vakët, zëvendësimet e Dinamos mundohen të hyjnë në lojë, por sfida luhet e kushtëzuar nga reshjet e shumta të shiut.

46′ Pjesa e dytë nis me zëvendësime për Dinamon, Shkëmbi largon nga loja Gavazajn dhe Samaken, në fushë Skuka dhe Isaevski.

Mbyllet pjesa e parë, raste të pakta nga të dyja skuadrat që luajnë në një rebesh shiu. 

45+1′ Greca mbetet i dëmtuar pas një kontakti me Sofranak, gjyqtari ndëshkon me të verdhë qendërmbrojtësin e Dinamos.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ I rrezikshëm Bedri Greca, e djathta e të cilit neutralizohet me vështirësi nga Bakaj.

Gjuajtja e Greces on Vidnews.

44′ Provon Demiri me një të majtë të fortë, por topi përfundon jashtë. Rast i mirë për Dinamon.

31′ Rast i mirë për Dinamon, Sofranak ndalet nga portieri Sali, por kryen faull duke liruar frymëmarrjen e krutanëve.

31′ Karton i verdhë për Eneid Kodrën që humbet takimin e radhës me Kukësin.

23′ Çinedu ndëshkohet me karton të verdhë pas një goditje në dëm të Husein.

21′ Ende asnjë rast konkret, skuadrat luajnë në mesfushë.

14′ Provon Donald Mëllugja me një goditje nga jashtë zone, por është krejtësisht e gabuar.

12′ Luhet minuta e 12, ende asnjë rast i rrezikshëm nga asnjëra prej skuadrave.

7′ Provojnë krutanët të dalin para, por gjyqtari ndërpret lojën pasi Greca ndodhet në pozicion jashtë loje.

5′ Provon Dinamo rrezikshëm me një goditje dënimi, por skema e bluve kuptohen nga Kastrioti që mbyll gjithçka.

1′ Starton sfida, Kastrioti luan topin e parë.

FORMACIONET ZYRTARE –

DINAMO – Bakaj; Maliqi, Sofranak, Imami, Siljanovski; Demiri, Ali Samake, Ibraimi, Gavazaj, Mihana; Çinedu. Trajner: Bledi Shkëmbi.

KASTRIOTI – Sali; Rami, Neziri, Prodani, Basha, Mëllugja, Husein, Kodra, Onanuga, Greca, Okebugu. Trajner: Ramadan Ndreu.

dinamommmgmg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"