VIDEO/ Dinamo surprizon Egnatian në fund, rrogozhinasit e mbyllin kampionatin me një barazim në prag të sfidës “play-out”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 18:50

VIDEO/ Dinamo surprizon Egnatian në fund, rrogozhinasit e mbyllin kampionatin me një barazim në prag të sfidës “play-out”

Egnatia dhe Dinamo e kanë mbyllur këtë sezon të Superiores me një barazim 1-1 në ndeshjen e fundit.

Egnatia - Dinamo

Imeri gjeti i pari rrugën e rrjetës me golin në fundin e pjesës së parë, por atëherë kur gjithçka u mendua e mbyllur Ibraimi gjeti golin e barazimit për “Nëndetësen” në minutën e 90-të.

Ky rezultat nuk ndryshon asgjë në renditje me Dinamon që e mbyll në vendin e 9-të dhe rikthehet në Kategorinë e Parë, dhe Egnatian që e mbyll në vendin e 8-të me ndeshjen e “play-out”-it kundër Korabit ende për t’u luajtur në kuadër të objektivit për të qëndruar në Superiore.

Egnatia 1-1 Dinamo

42′ Imeri, 90’Ibraimi

NGJARJET KREYSORE:

90′-Ibraimi gjen golin për Dinamon në minutat e fundit të sfidës.

42′ -Imeri arrin të dërgoi drejt rrjetës një krosim drejt zonës, gol që zhbllokoi sfidën dhe dërgoi Egnatian në avantazh

FORMACIONET ZYRTARE:

EGNATIA: Hasanbelli, Kacbufi, Krasniqi, Magani, Shtubina, Daka, Levendi, Shyti, Pesciallo, Imeri, Lila.

Trajner: Zekerija Ramadani

DINAMO: Harizaj, Demiri, Ibraimi, Prodani, Haxhiu, Samake, Çinedu, Mija, Maliqi, Siljanovski, Fejzulla.

Trajner: Rodolfo Vanoli

WhatsApp Image 2022-05-26 at 4.33.39 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"