VIDEO/ Dinamo mbahet gjallë në sekondat e fundit, Sabien Lilaj rrëzon Skënderbeun nga Superiorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2022 | 18:46

VIDEO/ Dinamo mbahet gjallë në sekondat e fundit, Sabien Lilaj rrëzon Skënderbeun nga Superiorja

Skënderbeu bëhet skuadra e parë që bie nga Superiorja pas barazimit 1-1 në Kamzë përballë Dinamos.

dinamo-skenderbeu

Korçarët e kishin lojën në dorën e tyre deri në minutën e fundit të takimit, por në minutën e fundit, Pusi preku një top me dorë brenda zonës. Vendimi për penallti u mor pas 5 minutash nga Enea Jorgji.

Goditjen e fundit Skënderbeut ja dha ish-futbollisti i korçarëve, Sabien Lilaj, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Dinamo ndërkohë vazhdon të jetë matematikisht në Superiore dhe tani e vetmja mënyrë për të shpëtuar është të fitojë të gjitha ndeshjet, ndërsa Egnatia t’i humbi ato. Në sfidën e fundit të kampionatit midis këtyre dy skuadrave, “Nëndetësja” duhet të fitojë me më shumë se 2 gola diferencë.

REZULTATI:

DINAMO 1-1 SKËNDERBEU

Lilaj 90+12′ / Berisha 83′

KOMENTI LIVE:

90+12’ Mbyllet sfida!

90+12’ GOOOOOL Dinamo 1-1/ Sabien Lilaj nuk gabon nga pika e bardhë për të barazuar shifrat.

90+11’ Merret vendimi. Penallti për Dinamon.

90+7’ Një pretendim për penallti nga Dinamo, për një prekje me dorë nga Pusi. Jorgji shkon ta shikojë me VAR.

90+5’ Uerdi Mara ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

90+2’ Maliqi ndëshkohet me kartonë të verdhë pasi nuk i mbajti dot nervat.

90’ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Pusi rrëzohet pranë zone nga një përplasje me Sidibe. Gjyqtari nuk akordon asgjë.

88’ Rexhinaldo i shkon pranë barazimit me një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë.

87’ Zëvendësim te Skënderbeu. Largohet Berisha dhe futet Ali.

86’ Zëvendësim te Dinamo. Largohet Haxhiu dhe në vendin e tij futet Bardhi.

85’ Merret vendimi nga VAR. Goli qëndron.

bandicam 2022-05-09 18-27-20-642

84’ VAR ndërhyn. Dyshohet për një pozicion të parregullt.

83’ GOOOOOL Skënderbeu 0-1/ Berisha merr një top brenda zonës nga Mara dhe vetëm e shtynë për në rrjetë.

81’ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Viktor dhe në vendin e tij Vrapi.

79’ Tjetër zëvendësim te Dinamo. Largohet Siljanovaski dhe në vendin e tij futet Sabien Lilaj.

74’ Frashëri ndëshkohet me një karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

72’ Berisha tregohet shumë i shpejtë në një kundërsulm të Skënderbeut, por sulmuesi kuptohet nga Mija duke i mohuar një mundësi të artë korçarëve.

71’ Haxhiu lëviz bukur dhe hynë në zonë, por tentativa e tij pritet nga Rexhepi.

70’ Sadriu merr kartonin e parë për këtë sfidë, pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

70’ Berisha lëshon një gjuatje me kokë, por traversa dhe më pas Simoni i mohojnë golin korçarëve.

65’ Zëvendësim i dyfishtë te Dinamo. Largohetn Demiri dhe Ibraimi, për Denison dhe Fejzullah.

65’ Zëvendësim i dyfishtë te Skënderbeu. Largohet Mensah dhe Pecani, në vendin e tyre Pusi dhe Vangjeli.

59’ Rexhinaldo kthen një top me kokë drejt Ibraimit, me këtë të fundit që ja kthen po me kokë Demirit, por mesfushori del huq dhe nuk e godet dot sferën.

51’ Mara lëshon një gjuajtje të lehtë nga jashtë zone, por Simoni tregohet i vëmendshëm dhe e pret topin.

49’ Haxhiu lëshon një gjuajtje nga jashtë zone, por topi prek vetëm rrjetën e jashtme.

46′ Starton pjesa e dytë!

45’ Mbyllet pjesa e parë pa asnjë minutë shtesë!

44’ Dumfur përplaset me Rexhinaldon në zonë dhe Dinamo kërkon një penallti. Ndërkohë që Ibraimi merr topin dhe lëshon një gjuajtje që pritet nga Rexhepi.

40’ Futbollistët e Dinamos kryejnë një skemë të bukur nga goditja e këndit, me Rexhinaldon që lëshon një gjuajtje me kthesë, por tentativa e tij shkon jashtë.

33’ Një harkim në zonë pas goditjes nga këndi, me futbollistët korçarë që nuk merren veshë dhe rrezikojnë një autogol, por Rexhepi sërish i vëmendshëm e mban portën e paprekur.

32’ Demiri lëshon një predhë me të djathtën nga distanca, por Rexhepi arrin ta presë dhe e dërgon topin në goditje nga këndi.

29’ Rexhinaldo shpërdoron një mundësi të mirë pas një gabimi të korçarëve, me Rexhepin që bënë një pritje heroike për t’i mohuar golin Dinamos.

20’ Loja është e përqendruar në mesfushë nga të dyja ekipet, të cilat mundohen të mbrohen nga kundërsulmet.

10’ Haxhiu kroson një top të ulët, por Rexhinaldo nuk e arrin dot, me sferën që përfundoi në duart e Rexhepit.

5’ Viktor merr një top nga Mensah në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

1’ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

DINAMO: Simoni; Maliqi, Miha, Imami, Prodani; Demiri, Siljanovski, Sidibe; Haxhiu, Ibraimi, Rexhinaldo.

Trajner: Rodolfo Vanoli

SKËNDERBEU:  Rexhepi; Frashëri, Dumfur, Sadriu, Zguro; Pecani, Viktor, Agnaldo; Mara, Berisha, Mensah.

Trajner: Skënder Gega

WhatsApp Image 2022-05-09 at 4.28.22 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"