VIDEO / Dinamo kthehet te fitorja, Çinedu mjafton në ndeshjen e mbyllur mes tensionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2021 | 18:42

VIDEO / Dinamo kthehet te fitorja, Çinedu mjafton në ndeshjen e mbyllur mes tensionit

Dinamo i është kthyer fitoreve në Superiore duke mundur me shifrat 1-0 Skënderbeun në Korccë. Një duel i cili ndihmon blutë që të bëjnë hapa para në renditje.

SK

Ndeshja ishte e vrullshme në start, pro me kalimin e minutave skuadrat u shfaqën shumë të kujdesshme e krijuan pak raste të rrezikshme,

Momenti që zgjidhi sfidën ishte në pjesën e dytë, kur Shkëmbi aktivizoi Skukën i cili i dha gjallëri sulmit. Ai nisi një pasim të artë për Haxhiun, i cili më pas dha pasimin për Çinedun. Ky i fundit bëri gjënë e duhur duke dërguar sferën në rrjetë, për të shënuar golin e vetëm të sfidës. Gol që mjaftoi për të ngjitur Dinamon në renditje dhe për të lënë pas krahëve atë humbje të thellë ndaj Vllaznisë. Ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë në renditje.

Skënderbeu-Dinamo 0-1
69′ Çinedu

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Dinamos.

90’+4’ Tension në fund të sfidës, një përplasje mes Mihanës e Meksit përfshin të dy ekipet me gjyqtarin që bën më shumë se një minutë për të qetësuar skuadrat dhe për të ndëshkuar dy lojtarë me të verdhë.


90’+3’ Zguro merr krahun në të majtën dhe në fundore harkon në qendër, Harizaj del i sigurt dhe kontrollon sferën.

90′ Jepen 4 minuta shtesë.

87’ Goditje nga këndi për Skënderbeun. Topi shkon te Moraesh i cili gjuan nga jashtë zonës, por nuk gjen katërkëndorin.

82’ Tjetër moment i dyshimtë në zonën e Skënderbeut, Ibraimi sheh një harkim të tijin nga e djathta të devijohet me dorë nga Dumfur. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë me këndore, ashtu si edhe asistenti, pavarësisht protestave të sulmuesit të Dinamos.

77’ Ibraimi provon të gjejë rrjetën me një gjuajtje nga jashtë zonës, por ajo është shumë e lehtë dhe qendrore për të shqetësuar Rexhepin.

72’ Merr zemër Dinamo e cila ka zhvendosur lojën plotësisht në gjysmëfushën kundërshtare.

69’ Vjen goli i Dinamos. Pas një shpërthimi të Haxhiut në krahun e djathtë, topi shkon te Çinedu i cili me një diagonale mposht Rexhepin.

66′ Skuka rrëzohet në zonë pas driblimit të Sadriut. Arbitri Koçi vijon lojën, ndërsa pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me një rast shumë të dyshimtë

61’ Mara nis topin nga thellësia për Mensah, Harizaj del gabim duke lënë topin para zonës dhe sulmuesi i Skënderbeut mund të përfitonte. Por ai vonohet dhe portieri me një ndërhyrje me këmbë i heq sferën.

57’ Mara provon portën duke kaluar murin mbrojtës, por sfera kalon jo shumë lart mbi traversë.


56’ Imami ndalon Mensah në mënyrë të gabuar para zonës, duke u ndëshkuam me të verdhë e duke i dhuruar bluve një goditje dënimi në pozicion të rrezikshëm.

53’ Në fushë Vangjeli për Bismark.

52’ Nga ana tjetër është Çinedu i cili provon me një roveshatë, por pa gjetur katërkëndorin.


50’ Harkim në zonë për Bismark, i cili devijon me kokë, por pastaj sinjalizohet për faull.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime në radhët e dy skuadrave.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë në barazimin pa gola

45’+2’ Vrapi rrotullohet nga e djathta drejt qendrës dhe gjuan në portë, por pret Harizaj në pozicion.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

40’ Goditje dënimi nga e majta e ekzekutuar nga Ibraimi, Shofranac me kokë devijon por sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

35’ Goditje nga këndi për Skënderbeun, topi largohet me vështirësi dhe pastaj është Meksi i cili provon, por pa gjetur katërkëndorin.

30’ Ka rënë ritmi i dinamovitëve me Skënderbeun i cili kontrollon manovrën në këto minuta duke shtyrë gjithnjë e më shumë drejt zonës së bluve.

25’ Mensah arrin të çojë topin në rrjetë pas një sugjerimi nga thellësia, por ndalohet për pozicion jashtë loje.

24’ Panik në zonën e Dinamos pas një goditje nga këndi që ekzekutohet me skemë, duke nxjerrë Marën të lirë në të majtën. Mesfushori nis sferën në qendër dhe pas përplasjes në disa lojtarë radhazi, mbrojtja blu largon rrezikun.


20’ Top i gjatë i Mihanës për Çinedu, del Rexhepi dhe bën të tijën sferën.

14’ Skuadrat janë shumë të kujdesshme për të mos lënë hapësira në këto minuta. Është Dinamo e cila kontrollon më shumë topin, ndërsa Skënderbeu provon të gjejë në befasi mbrojtjen kundërshtare me top të gjatë nga thellësia.

9’ Edhe Skënderbeu provon të rrezikojë me një goditje dënimi. Meksi del i lirë në fundore nga e djathta për të harkuar në zonë, por mbrojtja është e vëmendshme dhe largon sferën.

6’ Harkimi i Mihanës nga këndorja përfundon mes futbollistëve në zonë dhe Dumfur me vështirësi largon sferën.

5’ Përsëri goditje dënimi pranë zonës për Dinamon, këtë radhë në pozicion ballor. Ibraimi provon por sfera devijohet nga muri dhe përfundon në goditje këndi.

3’ Menjëherë agresive Dinamo në minutat e parë, Mihana provon me një goditje dënimi nga e majta, topi devijohet në këndore.

1’ Nis ndeshja në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE –

SKËNDERBEU – Rexhepi; Zguro, Vitija, Meksi, Sadriu, Zhan Viktor, Vrapi, Dumfur, Mara, Bismark, Mensah. Trajner: Migen Memelli.

DINAMO – Harizaj; Demiri, Sofranak, Imami, Isaevski; Sidibe, Haxhiu; Mihana, Ibraimi, Bardhi; Çinedu. Trajner: Bledi Shkëmbi.

248398922_153805043568076_7979033364446225629_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"