VIDEO/ Dinamo i jep fund serisë së humbjeve, Vllaznia ndalet përsëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2022 | 18:38

VIDEO/ Dinamo i jep fund serisë së humbjeve, Vllaznia ndalet përsëri

Dinamo ka ndaluar serinë e humbjeve radhazi në kampionat, pasi kanë marrë pikë pas 7 ndeshjeve të njëpasnjëshme ku kishin siguruar 0 të tilla. Por blutë e Vanolit nuk kanë bërë më shumë se një barazim pa gola ndaj Vllaznisë në duelin e luajtur në “Elbasan Arena”.

dinamo - vllaznia

Sfida mes dy skuadrave ka qenë shumë e hapur, me raste në të dy portat dhe me Zogoviç e Simonin të cilët u desh të bënin ndërhyrje vendimtare për të ruajtur të paprekur katërkëndorin. Ndaj në fund, sfida u mbyll pa gola me një barazim që nuk ndryshon pozitat e dy skuadrave në renditje, sidomos Dinamos e cila kishte më shumë nevojë  për pikë që të mbante gjallë shanset e saj për mbijetesën.

DINAMO-VLLAZNIA 0-0

MINUTË PAS MINUTE:

90’+4’ Mbyllet ndeshja në barazimin pa gola.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Hakaj del në zonë në krahun tjetër dhe mundohet të shënojë me një gjuajtje të fortë, sfera përfundon jashtë.

90’ Haxhiu bën 50 metra me topin në këmbë, nga gjysmëfusha e tij në zonën e Dinamos. Ai pason për Mihanën në të djathtë për gjuajtja e këtij të fundit është e lehtë dhe ndalet në duart e Zogoviç.

84’ Smajli merr vendin e Da Silva në fushën e lojës te shkodranët, ndërsa Lilaj aktivizohet në vend të Demirit të blutë.

83’ Jonuzi shfaqet në krahun e djathtë, provon dy herë radhazi të gjuajë në portë dhe në të dytën sfera përfundon jashtë katërkëndorit të Simonit.

82’ Rexhnaldo nuk merr topin si duhet në zonë, Zogoviç largon me këmbë rrezikun

80’ Faull i Adilit ndaj Haxhiut i cili po nisej drejt zonës, karton i verdhë për mbrojtësin e shkodranëve e më pas edhe për Harizajn në stolin e Dinamos për protesta.

78’ Tentativë e Haxhiut në zonën e shkodranëve, sfera devijohet në këndore nga një mbrojtës i skuadrës mike.

73’ Maliqi i lë vendin në fushë Mihanës te Dinamo.

70’ Mbyllet ndeshja e Fejzullës, me Bardhin i cili merr vendin e tij.

70’ Haxhiu në të majtën lë në vend Adilin dhe pastaj merr fundoren. Pasimi i tij gjen Prodanin por gjuaja e këtij të fundit shkon jashtë katërkëndorit të Zogoviç.

69’ Çoba gjen hapësirë jashtë zone për të majtën e tij, sfera përfundon në duart e Simonit.

68’ Mustedanagiç merr vendin e Krujës në radhët e shkodranëve pasi Plori kërkon më shumë forca në sulm.

65’ Aralica shfaqet përsëri para Simonit pas një pasimi nga e majta por dy herë radhazi ndalet nga portieri i ri. Megjithatë, më pas sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

64’ Simoni bën një dalje të gabuar jashtë zonës. Aralica i merr topin dhe provon ta çojë në portë nga 20 metra, por mbrojtja e Dinamos ndalon sferën para se të kalohet vija fatale.

60’ Pas një goditje dënimi të Dinamos, Mija devijon drejt portës por direkt në duart e Zogoviç.

58’ Çoba merr vendin e Hoxhajt në radhët e Vllaznisë.

56’ Zogovicc shpëton Vllazninë. Haxhiu nxjerr Rexhinaldon të lirë para portës dhe ky i fundit lëshon një predhë drejt katërkëndorit, por gardiani i shkodranëve në mënyrë instinktive devijon sferën jashtë.

50’ Aralicës i del topi mirë në zonë dhe gjuan rrufeshëm teksa gjen grushtimin e Simonit. Topi shkon në këmbët e Hoxhajt i cili nuk devijon dot drejt portës.

47’ Kundërsulm i shpejtë i Haxhiut në krahun e majtë, pasimi i tij në qendër nuk gjen Ibraimin dhe mbrojtja largon rrezikun.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy skuadrave.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin pa gola.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ Gjuajtje e fortë e Jonuzit nga jashtë zonës, sfera përfundon larg katërkëndorit.

42’ Tjetër pretendim për penallti i shkodranëve. Da Silva në të djathtë harkon në qendër, Imami prek topin me dorë dhe më pas largon mbrojtja. Gjyqtari përsëri ia lë gjithçka në dorë VAR-it nga i cili nuk vjen kërkesa për të rishikuar pamjet dhe vazhdon lojën.

41’ Krymi e ka radhën të ndëshkohet me të verdhë pas një faulli në mesfushë.

38’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Gurishta në të djathtë ku mbrojtësi rrëzohet në zonë pas një kontakti me Mijën. Protesta të shkodranëve që kërkojnë penallti. Lata pret udhëzimin nga VAR e më vonë bën shenjë që loja të vazhdojë.

38’ Pas një harkimi në zonë, Adili nga e majta tenton fluturimthi portën me Imamin i cili devijon topin në këndore.

36’ Prodani ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj Gurishtës.

33’ Demiri është i ndëshkuari i parë me të verdhë i kësaj ndeshje.

29’ Kombinim i shpejtë i shkodranëve, Da Silva gjuan fluturimthi në zonë dhe Simoni i përgjigjet në mënyrë të shkëlqyer.

24’ Aksion i shpejtë i Haxhiut përsëri në krahun e majtë, gjuajtja e tij ndalet nga Zogoviç.

14’ Aralica sheh topin të mbetet në zonë pas një gabimi të Sidibe dhe gjuan nga e djathta, Simoni devijon në këndore.

13’ Da Silva provon me një goditje dënimi ballore, sfera kalon mbi traversën e portës së Simonit.

7’ Përgjigjet nga ana tjetër Haxhiu me një gjuajtje të fortë nga e majta, me sferën që përfundon jo shumë larg katërkëndorit të Zogoviç.

6’ Vllaznia mundohet të krijojë me Da Silvën i cili kthen topin për Hoxhajn në pozicion ballor. Ky i fundit bllokohet në momentin e gjuajtjes drejt portës.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të shkodranëve.

FORMACIONET:

Dinamo: Simoni, Maliqi, Mija, Imami, Prodani, Fejzulla, Sidibe, Demiri, Ibraimi, Haxhiu, Rexhinado.
Trajner: Rodolfo Vanoli.

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Hoxhaj, Aralica.
Trajner: Elvis Plori.

Gjyqtar: Florian Lata

WhatsApp Image 2022-05-05 at 4.30.15 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"