VIDEO/ Dinamo harron të fitojë, e mund Tomori me 10 lojtarë dhe lëshon kreun e renditjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2023 | 23:55

VIDEO/ Dinamo harron të fitojë, e mund Tomori me 10 lojtarë dhe lëshon kreun e renditjes

Dinamo ngec sërish në kampionat, kësaj radhe duke humbur 0-1 në “Sleman Stërmasi” përballë Tomorit, në sfidën e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë së Parë.

bandicam 2023-02-26 14-50-01-824

Gjërat u bënë të vështira për beratasit, të cilët u ndëshkuan me karton të kuq në minutën e 16’, por sërish e menaxhuan mirë lojën.

Rastet nga “Blutë” nuk munguan, por pa mundur të gjenin rrjetën.

Gjithsesi ishte Dushkaj, i cili në minutën e 92’ pas një kundërsulmi vrastar gjeti rrjetën.

Pas një tensioni në fushë, edhe me vendasit ngelën me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Markut.

Kështu Dinamo shkon në tre ndeshje radhazi pa fituar, duke i lëshuar kreun e renditjes Skënderbeut, ndërsa Tomori pas kësaj fitoreje ngjitet në zonën “play-off”.

REZULTATI:

DINAMO 0-1 TOMORI

Dushkaj 90+2′

-GOLI I DUSHKAJT

-RASTI I DENISON

-RASTI I EMINIT

-RASTI I IVANIT

-KARTYONI I KUQ I SOLOMON

FORMACIONET ZYRTARE:

DINAMO: Krosta, Vokrri, Zhivanaj, Dikson, D. Ivan, Daja, Preloshi, Allmuça, Danaj, Denison, T. Marku.

Trajner: Nevil Dede

TOMORI: Boje, Hida, Shaqe, Kasmollari, Dushkaj, Ismailaj, Deliu, Fejzaj, Çaço, Solomon, Emini.

Trajner: Klodian Arbëri

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"