VIDEO/ Dinamo gati për “luftë”, shihni “provokimin” e bluve të kryeqytetit përpara sfidës derbi ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 21:13

VIDEO/ Dinamo gati për “luftë”, shihni “provokimin” e bluve të kryeqytetit përpara sfidës derbi ndaj Partizanit

Pas disa vitesh pritje, tani momenti erdhi për derbin e kryeqytetit për Dinamon, ku do të sfidojë Partizanin pas 12 vitesh në duelin e tyre të fundit në elitë.

DIN

Ky duel do të jetë supersfida e javës së katërt të Kategorisë Superiore, ku do të jetë edhe derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon. Së fundmi blutë e kryeqytetit me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook” kanë publikuar një video duke “provokuar” Partizanin me një “nëndetëse” që ngjason edhe sikur është gati për një luftë.

Aktualisht Dinamo në këtë sezon ka koleksionuar 1 fitore dhe dy barazime dhe renditet në vendin e 4 në kuotën e 5 pikëve, ndërsa skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka arritur 2 barazime dhe një humbje deri tani në këtë sezon duke grumbulluar dy pikë.

Derbi i tyre i fundit në Kategorinë Superiore ka qenë para 12 viteve, më ekzaktësisht më 5 prill 2009 dhe përfundonte me fitoren e Dinamos 1-2 në transfertë.

Ndërsa derbi i fundit i luajtur ka qenë përpara 8 viteve, më ekzaktësisht më 16 mars 2013 dhe kjo ndeshje përfundonte me fitoren minimale 0-1 të Partizanit në transfertë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"