VIDEO/ Dikur pjesë e Shpresave, mbrojtësi shqiptar shënon golin e vitit në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 14:46

VIDEO/ Dikur pjesë e Shpresave, mbrojtësi shqiptar shënon golin e vitit në Gjermani

Futbollisti shqiptar, Laert Paqarada ka realizuar një perlë të vërtetë në sfidën e parë të sezonit të ri në Bundesliga 2.

paqarada

Mbrojtësi i majtë kaloi në avantazh skuadrën e tij St. Pauli pas 11 minutash lojë në sfidën ndaj Holstein Kielit. Paqarada mori një top në mesfushë dhe vrapo drejt zonës së kundërshtarëve duke lëshuar më pas një predhë e cila ishte e pakapshme për portierin. Në Gjermani janë çmendur pas këtij goli duke e cilësuar dhe si ‘’golin e vitit’’.

Goli i Paqarades ne Gjermani on Vidnews.

Kujtojmë se 26-vjeçari luan për Kosovën, por në vitin 2013 është aktivizuar dhe me Shpresat e Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"