VIDEO/ “Diktator i vjetër”, Bajerni rikthehet me prepotencë tek fitoret në Bundesligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 0:13

VIDEO/ “Diktator i vjetër”, Bajerni rikthehet me prepotencë tek fitoret në Bundesligë

Bajerni nuk ka ndryshuar aspak edhe 2 muaj pas ndërprerjes së kampionatit gjerman. Bavarezët mposhtën me rezultatin 0-2 Union Berlinin falë golave të Robert Levandovskit dhe Benxhamin Pavardit.

b m

Kampionëve në fuqi të Gjermanisë iu anulua në pjesën e parë një gol, por në minutën e 39-ë fituan një penallti, të cilin Levandovski nuk e shpërdoroi.

Bajerni vazhdoi të administronte ndeshjen dhe në minutën e 80-ë Pavard shfrytëzoi saktë krosimin e ardhur nga Xhoshua Kimish duke shënuar me kokë.

Skuadra e Hans Flik ruan kryesimin e Bundesligës me 58 pikë, 4 më shumë se Borusia Dortmundi e vendit të dytë dhe 6 më shumë se Borusia Mynshenglabahu, që mban vendin e tretë.

FT: Union Berlin-Bajern Mynih 0-2
Levandovski 40′, Pavard 80′

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"