VIDEO/ Diego Kosta te Napoli? Ançeloti e prezanton nga Londra…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2018 | 13:05

VIDEO/ Diego Kosta te Napoli? Ançeloti e prezanton nga Londra…

Tekniku italian, Karlo Ançeloti, u zyrtarizu disa ditë më parë në stolin e skuadrës së Napolit, duke zënë vendin e Sarrit.

385572_TS_28-05-18_9864549359_

58-vjeçari ishte për një takim me menaxherin Kia Jurbaçian në Londër, ku kanë darkuar në restorantin e David Luiz. I pranishëm në këtë ambient ka qenë edhe sulmuesi i Atletikos së Madridit, Diego Kosta.

das

Sulmuesi spanjoll ka pozuar me fanellën e Napolit, në prani të teknikut Ançeloti. Kjo video është filmuar me telefon dhe është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, dhe ndoshta kjo mund të jetë një mënyrë e tekniku italian për t’i thënë presidentit të afrojë sulmuesin e Atletikos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"