VIDEO/ Dhurata e veçantë për Mesin, shikoni si u ndriçua “Kulla Eiffel” me fytyrën e ‘pleshtit’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2021 | 22:15

VIDEO/ Dhurata e veçantë për Mesin, shikoni si u ndriçua “Kulla Eiffel” me fytyrën e ‘pleshtit’

Lionel Mesi fitoi Topin e Artë të shtatë në karrierë duke lënë pas vetes rivalët Robert Levandovski dhe mesfushorin Zhorzhinjo.

bandicam 2021-11-29 22-07-36-692

Përveç trofeut të ‘’Topit të Artë’’ që iu dorëzua nga shoku i ngushtë Luis Suarez, për Lionel Mesin kishte dhe një surprise mjaft të veçantë.

Didier Drogba e ftoi ‘’pleshtin’’ të shtypte një buton të kuq, dhe menjëherë u shfaq në ekran Kulla Eiffel e cila u ndriçua me fytyrën e Lionel Mesit.

Një moment mjaft emocionues, që preku dhe vetë Mesin në atë moment. Ndërkohë videoja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, për këtë surprizë që dukej e mirëmenduar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"