VIDEO/ Dhunon barbarisht gjyqtarin, përjashtohet për 1 vit futbollisti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 20:44

VIDEO/ Dhunon barbarisht gjyqtarin, përjashtohet për 1 vit futbollisti

Një ndeshje e kategorisë së dytë në Maltë degjeneroi në një dhunë të paprecedentë mes lojtarëve të të dyja ekipeve.

lojtar

Lojtari Antuan Kamijeri u nervozua në maksimum duke dhunuar në mënyrë skandaloze asistentin e gjyqtarit Masimo Aksisa pasi ky i fundit akordoi kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të ashpër dhe për rrjedhojë u detyrua të linte fushën. Kamijeri ka shfryrë ndaj arbitrit anësor 18-vjeçar duke e goditur me grushta dhe shkelma. I gjendur në këtë situatë kaotike, arbitri ndëpreu sfidën, ndërsa futbollisti u shoqërua në komisariatin e policisë nga forcat e rendit.

Pas përfundimit të takimit ditën e djeshme, Kamijeri u përjashtua për 1 vit nga futbolli si dhe u gjobit me 100 €.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"