VIDEO/ Dhunë në Ligën e Europës, tifozët turq gjakosin futbollistët e Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2019 | 22:07

VIDEO/ Dhunë në Ligën e Europës, tifozët turq gjakosin futbollistët e Romës

Një skenë e shëmtuar u regjistrua në sfidën e Ligës së Europës, mes Bashaksheirit dhe Romës. Në minutën e 54-t, futbollisti italian Pelegrini, u godit me një send të fortë nga tifozët turq, teksa ishte duke ekzekutuar një goditje nga këndi.

Pelegrini

Pelegrini pësoi një çarje në pjesën e ballit nga kjo goditje,  teksa stafin mjekësor i Romës vrapoi menjëherë drejt lojtarit. Pas mjekimit, italiani ka qenë në gjendje të mirë duke mos pasur rreziqe shëndetësore dhe vazhdoi lojën normalisht.

Pelegrini i gjakosur

Roma triumfoi me rezultatin 0-3 në transfertë, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"