VIDEO/ Dhunë e pashembullt e tifozëve të skuadrës së njohur latino-amerikane, pushtojnë fushën për të rrahur trajnerin dhe sulmuesin e ekipit të tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2022 | 20:34

VIDEO/ Dhunë e pashembullt e tifozëve të skuadrës së njohur latino-amerikane, pushtojnë fushën për të rrahur trajnerin dhe sulmuesin e ekipit të tyre

Skuadra e njohur kolumbiane, Deportivo Kali, po kalon një krizë të pazakontë pasi 10-herë fituesit e kampionatit kolumbian, aktualisht gjenden në fundin e tabelës së klasifikimit. Kjo ka shtyrë tifozët e klubit të njohur që të ndërmarrin një akt të pashembullt kundër vetë ekipit të tyre.

sdfsdfsdfsdfsdfdsff

Në ndeshjen ndaj Kortulua në transfertë, rreth 1500 tifozë kishin udhëtuar për të mbështetur ekipin e zemrës, por kur kanë parë shifrat të shkojnë 2-0 për ekipin vendas, ata kanë vendosur që të shprehin dëshpërimin e tyte në mënyrën më të keqe të mundshme,

asdasdasdasdsaddddd

Kur mbeteshin 10 minuta nga fundi i ndeshjes, tifozët kanë shpërthyer rrethimin dhe kanë pushtuar fushën, duke tentuar të rrahin lojtarët e ekipit të tyre. Objektivi kryesor i këtij sulmi ishte trajneri Majer Kandelo i cili ka marrë disa goditje, ashtu si edhe sulmuesi i njohur kolumbian, Teofilo Gutierrez, ish-pjesëtar i përfaqësueses kolumbiane.

Një ngjarje e cila rëndon edhe më shumë situatën e Deportivo Kali, pasi tashmë futbollistët janë të frikësuar të luajnë përpara ultrasve të tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"