VIDEO/ Dhuna ndaj gjyqtarit, ja pamjet e arrestimit nga policia të basketbollistit të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2019 | 15:30

VIDEO/ Dhuna ndaj gjyqtarit, ja pamjet e arrestimit nga policia të basketbollistit të Tiranës

Ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, basketbollisti Bruno Daliu, i cili disa ditë më parë goditi me grushte gjyqtarin e ndeshjes Teuta-Tirana në pallatin e sportit “Ramazan Njala”.

dhuna basket

34-vjeçari goditi me grushte gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin Jurgen Muho, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Basketbollisti i arrestuar

Teksa luhej perioda e katërt e takimit mes Teutës dhe Tiranës, kur lojtari i kryeqytetasve, Bruno Daliu, lëshohet në grushte ndaj gjyqtarit Jurgen Muho. Ky i fundit, me diferenca të ndjeshme fizike me lojtarin e Tiranës, përfundon i gjakosur dhe i shtrirë në tokë.


“Panorama Sport”, ka arritur të sigurojë edhe pamjet e arrestimit të Daliut nga Policia, për veprën penale: “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv”.

Njoftimi i policisë:

“Arrestohet në flagrancë një 34 vjeçar për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan ne flagrancë shtetasin:

B.D., 34 vjeç, banues në  Tiranë.

Ky shtetas  gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ka goditur me grushte gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin J.M., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"