VIDEO/ Dhuna barbare në ndeshjen e të rinjve, reagon FSHF: Policia e Shtetit s’ka vepruar në kohë, autorët e ngjarjeve të mëparshme ende të lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2021 | 18:56

VIDEO/ Dhuna barbare në ndeshjen e të rinjve, reagon FSHF: Policia e Shtetit s’ka vepruar në kohë, autorët e ngjarjeve të mëparshme ende të lirë

Një episode i paprecedentë u regjistrua ditën e sotme në futbollin e moshave, ku sfida mes Football Republic dhe Teutës degjeneroi në dhunë.

Në lidhje me këtë ngjarje të shëmtuar, ka reaguar edhe FSHF, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka dënuar ashpërsisht dhunën e ndodhur, teksa i ka bërë thirrje policisë së shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar autorët e ngjarjes së rëndë dhe kërkon nxjerrjen e tyre para gjykatës, bazuar në Kodin e ri Penal.

Natyrisht që FSHF bën mirë që reagon për ngjarje të tilla kaq sensitive, për më tepër në futbollin e moshave, por në kampionatet e fëmijëve këto janë situata që hasen shpesh dhe institucioni i futbollit duhet të jetë më i përfshirë për të minimizuar raste të tilla. Pra, jo të reagojë vetëm atëherë kur ngre zërin me të drejtë presidenti më i vjetër i Kategorisë Superiore, Edmond Hasanbelliu.

REAGIMI I FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpërsisht dhunën e ndodhur sot në ndeshjen Football Republic-Teuta, e vlefshme për Grupin B të Kategorisë Superiore U-19.

FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar autorët e ngjarjes së rëndë dhe kërkon nxjerrjen e tyre para gjykatës, bazuar në Kodin e ri Penal.

Dëshirojmë të theksojmë se në shume raste Policia e Shtetit nuk ka vepruar në kohë dhe autorët e ngjarjeve të mëparshme ndodhen ende të lirë.

Një thirrje shkon dhe për sistemin gjyqësor në Shqipëri, që duhet të zbatojë me rigorozitet Kodin Penal, i cili ruan shenjtërinë e fushës së blertë.

FSHF nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e lojës më të dashur të shqiptarëve nga sjelljet e turpshme të disa prindërve dhe autoriteve që nuk reagojnë në kohë.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Video e re/ Prindërit mësyjnë në fushë, Hasanbelliu: Skandaloze, është vënë në rrezik jeta e fëmijëve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"