Video dhe foto/ Vrap në kalldrëm dhe pasime nga rruga, shikoni si stërvitet Dinamo në Dajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 21:12

Video dhe foto/ Vrap në kalldrëm dhe pasime nga rruga, shikoni si stërvitet Dinamo në Dajt

Dinamo ka qenë një ekip dhe klub eksperimental këtë sezon. E nisi kampionatin me trajnerin Igli Allmuca, mbas rreth dy muajve më pas presidenca i kaloi shoqërisë italiane me president Marko Pontrelin dhe trajner Mauro Manzonin, por më pas ish-lojtari i Lazios u largua.

Dinamo (1)

Trajner erdhi dhe vazhdon të jetë në krye të Dinamos një emër i njohur i futbollit italian Fabricio Kamarata. Dhe pse ecuria e ekipit ka qenë jo e mirë, kjo gjë nuk e ka demoralizuar ekipin dhe drejtuesit. Gazeta mëson ekskluzivisht se është pikërisht administratori shqiptar i klubit Ermal Barushi, ai që po merret me punët e ekipit. Kur shumica e lojtarëve janë lënë të lirë në shtëpitë e tyre dhe do të zbatojnë programin stervitor vetja të klubit janë pjesa italiane e ekipit që janë vendosur në një rezidencë pranë malit të Dajtit.

Atje po qëndrojnë disa lojtarë, presidenti Pontreli, administratori Barushi, e trajneri Kamarata. Mali i Dajtit është një oaz qetësie natyrore, i cili përdoret dhe për stërvitje nga dinamovitët. Gjithashtu dhe ambientet e rezidencës po përdoren për stërvitje.

presidenti i dinamos

Një prej atyre që po e shijojnë më shumë këtë natyrën është dhe presidenti Pontreli. Dinamovitët e kanë kontraktuar apostafat rezidencën së pari për të qenë sa më larg qendrave të banuara për shkak të korona virusit, së dyti për të ruajtur harmoninë mes tyre për të kontrolluar disa prej lojtarëve kryesor dhe së treti për të shfrytëzuar pjesën e stërvitjes.

Gazeta sjellë video  dhe foto ekskluzive nga kampi dinamovit, të cilët kërkojnë me cdo kusht qëndrimin në Kategorinë e Parë këtë sezon.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"