VIDEO/ Dermaku shkakton penallti vetëm 5 minuta pasi u fut në lojë, por në fund ia del të festojë fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 20:27

VIDEO/ Dermaku shkakton penallti vetëm 5 minuta pasi u fut në lojë, por në fund ia del të festojë fitoren

Parma mposhti Sampdorian me rezultatin 1-0 në transfertë, në ndeshjen e vlesfhme për xhiron e 15-të në Serie A.175456925-b19d4c69-1648-4e7a-bb26-09b8c3f50b84

Një ndeshje ku nuk mungoi spektakli me të dyja ekipet që tentonin t’i shënonin njëra-tjetrës. Më shumë raste kishte Sampdoria, të cilët që në fillim u hodhën në sulm në kërkim të golit. Megjithatë pavarësisht rasteve të shumta të vendase, golin e gjeti Parma.

Në minutën e 21’, Kuçka shënoi një gol shumë të bukur pas një krosimi të marrë nga Hernani, nga goditja e këndit.

Në pjesën e dytë për miqtë u aktivizua edhe mbrojtësi shqiptar, Kastriot Dermaku. Pikërisht lojtari shqiptar ishte protagonist i një episodi aspak të mirë për Parmën, teksa shkaktoi penallti në minutën e 74’.

Megjithatë për fatin e tij të mirë dhe të ekipit të tij, portieri Pepe ia doli ta priste gjuajtjen e Kualiarelës, duke i dhuruar ekipi të tij një fitore shumë të rëndësishme, e cila e ngjit në vendin e 8-të me 21 pikë, ndërsa Sampdoria qëndron në vendin e 17 me 12 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"