VIDEO/ “Deri kur kështu?”, te Kukësit ankohen për gjykimin. Verilindorët “qajnë” episodin e minutës së 41-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 21:55

VIDEO/ “Deri kur kështu?”, te Kukësit ankohen për gjykimin. Verilindorët “qajnë” episodin e minutës së 41-të

Kukësit barazoi në “Elbasan Arena” ndaj Tiranës me rezultatin 2-2, në një përballje ku nuk munguan golat spektakolarë, si dhe rastet për moviolë.

Pozicioni

Më flagranti ishte ai i minutës së 41-të, për të cilin pati rezerva edhe trajneri Mirel Josa, në prononcimin pas ndeshjes.

Ndërkohë së fundmi, ka qenë faqja zyrtare e Kukësit, që ka postuar momentin, kur gjyqtari anësor gaboi, duke sinjalizuar pozicion jashtë loje për Eze, teksa nga pamjet, shihet që sulmuesi i skuadrës verilindore mbahet në lojë nga mbrojtësi i Tiranës. “Deri kur kështu?”, ishte mbishkrimi i faqes së Kukësit, në “Facebook”.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"