VIDEO/ Derbi “vishet” zikaltër, Brozoviç dhe Lukaku mundin Milanin në “San Siro”
Interi ka qenë skuadra fituse e derbit të Milanos. Zikaltrit mundën Milanin 0-2 me dy golat e Brozoviçit dhe të Lukakut.
Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me një barazim, pa gola edhe pse u anuluan dy gola për të dyja ekipet.
Pjesa e dytë thuajse nis direkt me gol. Brozoviç ka goditur në minutën e 49-të, topi ka devijuar te Leao dhe ka shkuar në rrjetë.
Ndërkaq në minutën e 78-të, pas një krosi të “ëmbël” të Barelës, Lukaku ka goditur me kokë dhe ka shënuar të sigurisë për skuadrën e Kontes.
“Qershia” mbi tortë do të ishte nëse supegoditja e Politanos do të kishte shkuar në rrjetë dhe jo në tranversë.
Kështu Interi me këtë fitore rimerr kreun e Serisë A me 12 pikë, ndërsa Milani mban vendin e 9-të me gjashtë pikë.
MILAN-INTER 0-2
(Brozoviç 49′, Lukaku 78′)
80′ Supergjuajtje e Politanos jashtë zone, vetë tranversa e ndal golin e tretë të Interi.
78′ Lukaku nuk fal me kokë. Belgu shënon golin e dytë, pas krosit perfekt të Barelës.
49′ Interi kalon në avantazh. Brozoviç ka kaluar në avantazh skuadrën e tij, pas një goditje të devijuar nga Leao. Pas konsultimit me VAR-in, arbitri e quajti golin të rregullt.
46′ Starton pjesa e dytë, skuadrat në kërkim të fitores.
45′ Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola. Më kërkues skuadra zikaltre që iu afrua ndjeshëm goli, me Dambrosion dhe Lautaro Martinez, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës! Nuk munguan as sulmet e rrezikshme të kuqezinjve, me protagonist Piontek dhe Suso.
FORMACIONET ZYRTARE:
MILAN (4-3-2-1): Donaruma, Konti, Musakio, Romanjoli, Rodriguez; Kesi, Bilia, Çalhanoglu; Suso, Leao; Piontek.
INTER (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Shkrinjar, Dambrosio, Barela, Brozovic, Sensi, Asamoah, L. Martinez, R.Lukaku.
/PANORAMASPORT.AL/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"