VIDEO/ Derbi shqiptarësh në Spanjë, Manaj i shënon Malagas së Sadikut e Bares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 23:57

VIDEO/ Derbi shqiptarësh në Spanjë, Manaj i shënon Malagas së Sadikut e Bares

Albasete pret Malagan në javën e shtatë të La Liga2, dhe në fushë gjenden jo pak, por plot 3 shqiptarë.

bandicam 2019-09-21 22-00-27-883

Lushnjari Rei Manaj në fushë për vendasit, ndërsa ekipi i Malagës rreshton si titullarë Keidi Baren dhe Armando Sadikun.

Protagonist në takimin e sotëm, është bërë pikërisht Manaj, i cili shënoi në minutën e 66-të të takimit, duke i çuar shifrat në 1-0. Rei Manaj mori një pasim nga e majta e zonës, dhe me këmbë u zgjat dhe e shtyu në fundin e rrjetës, për t’i dhënë avantazhin Albasetes ndaj Malagas. Manaj u ndëshkua edhe me kartonin e verdhë, sepse hoqi fanellën pas golit të shënuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"