VIDEO/ Derbi i frikës, Tirana dhe Partizani e mbyllin në paqe raundin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2020 | 23:59

VIDEO/ Derbi i frikës, Tirana dhe Partizani e mbyllin në paqe raundin e parë

T irana dhe Partizani dalin huq në derbin e parë sezonal. “Frika” për të shënuar, kujdesi i tepruar në aspektin mbrojtës, polemikat për dy penallti të padhëna për bardheblutë dhe fusha e tmerrshme e “Air Albania”-s ishin ato që mbizotëruan në kryendeshjen e javës së 6-të. Tirana-Partizani Derbi

Në fund skuadrat ndanë nga një pikë dhe shmangën kritikat sa i përket një rezultati të mundshëm negativ, me të kuqtë që mbeten përkohësisht në krye të renditjes (11 pikë dhe në pritje të rezultateve të ndeshjeve të sotme) dhe kampionët në fuqi që në gjashtë javë kampionat kanë vetëm 6 pikë.

Bekaj Solomon

Nevil Dede dhe Ilir Daja, dikur bashkë për të shpallur kampion Elbasanin në sezonin 2005-2006, dje u munduan të sfidonin taktikisht njëritjetrin. Por, në një tapet me probleme nuk mund të flitej të paktën teknikisht, paçka se skuadrat u munduan të shfrytëzonin kualitetet që kanë në fazën ofensive.

Skema 3-5-2 e Dedes bllokoi më së shumti Malën dhe Koten, duke prishur manovrën e Partizanit. Momentet kyçe të minutave 49 dhe 89, kur Tirana kërkoi dy penallti, kompromentojnë derbin, që gjithsesi ishte “Fair Play” brenda fushës dhe me lojtarët e të dyja ekipeve, që edhe pse në një sfidë me presion, shkaktuan vetëm 20 faulle.

FT: TIRANA-PARTIZANI 0-0

TIRANA: Bekaj; Toli, Vangjeli, Hoxhallari; Toshevski (Halili 76’), Najdovski, Batha, Torasa (Giamfi 88’), Ismajlgeci; Danso, Muçi; (në dispozicion: Lika, Nuriu, Sasraku, Kraja, Stafa, Sulei, Vrapi, Musai). Trajner: Nevil Dede

PARTIZANI: Hoxha; Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj; Kote; Mala (Cara 88’), Broja, Bardhi (Melo 79’), Solomon; Kardozo (Asani 84’); (në dispozicion: Teqja, Ferati, Hyseni, Dajçi, Kodra, Balla, Hasa). Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: J.Xhaja (kryesor), D.Rexha dhe R.Avdo (anësorë), K.Bajramaj dhe E.Rusta (pas portës), N.Bregasi (i katërt);

Kartonë të verdhë: Torasa 37’, Najdovski 67’, Batha 90’

Delegat: Marjus Sulejmani (Tiranë)

Vëzhgues: Albano Janku (Tiranë)

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi!

90+2′ Tirana e mbyll në sulm, rrezikon me 2 goditje nga këndi, por të kuqtë evitojnë rrezikun.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

89′ Tirana kërkon penallti pas rrëzimit brenda zonës të Muçit pas duelit me Asanin, protestojnë ashpër në stolin bardheblu.

87′ Dy zëvendësime! Nga një për çdo skuadër, te Tirana largohet Torasa për Giamfi, te Partizani largohet Mala për Carën.

84′ Zëvendësim i dytë te Partizani, largohet nga fusha Kardozo, vendin e tij e merr Jasir Asani.

80′ Moment i rrezikshëm në zonën e Partizanit, Ismailgeci shërben për Muçin, por sulmuesi nuk arrin të zotërojë topin, duke u rrëzuar pas duelit me Hakajn.

79′ Zëvendësim i parë edhe te Partizani, largohet nga fusha, Jurgen Bardhi, vendin e tij e merr Uilliam Kordeiro.

76′ Zëvendësim i detyruar te Tirana, largohet nga fusha e lojës i dëmtuar Toshevski, vendin e tij e merr Grent Halili.

75′ Muçi provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

67′ Najdovski ndëshkohet me karton të verdhë. Futbollisti maqedonas humbet sfidën e radhës ndaj Laçit.

62′ Gabime të shumta nga të dyja skuadrat në pasime, irritohen trajnerët Daja dhe Dede.

59′ Kote harkon drejt zonës, topi devijohet dhe shkon në duart e portierit Bekaj.

58′ Skuadrat kanë filluar të guxojnë disi më tepër në këtë pjesë të dytë.

55′ Vendimtar Bekaj me daljen e tij që sfudon një rast të rrezikshëm të Partizanit me protagonist Bardhin, i cili provoi të shërbente për Kardozon.

54′ Kundërsulm i rrezikshëm i Tiranës, por Torasa nuk tregohet i saktë, teksa gjuajtja e tij ndalet nga mbrojtësit e kuq.

53′ Bardhi depërton bukur brenda zonës, por në fund fiton vetëm një goditje nga këndi.

49’ Hoxha e tepron me mbajtjen e topit dhe Danso i ndërhyn duke ia hequr nga këmbët dhe rrëzuar. Ka një dyshim nëse portieri ka goditur këmbën e ganezit apo jo.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacionet respektive.

PRONONCIMET NË FUNDIN PJESËS SË PARË: 

Batha: Në një ndeshje të tillë nuk ka shumë rëndësi skema, ne kemi punuar për këtë dhe të shikojmë pjesën e dytë.

Bardhi: Rasti? Unë nuk e pashë fare, pasi gjuajta topin që të shkonte në rrjetë dhe nuk e pashë kush e priti.

Mbyllet pjesa e parë, vetëm 1 rast i rrezikshëm dhe 1 karton i verdhë skuadrat bëjnë shumë pak për ta fituar ndeshjen! 

bandicam 2020-12-04 18-48-35-712

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

42′ Probleme për Idriz Bathën, mesfushori i Tiranës ndjen dhimbje në këmbën e djathtë dhe ulet në fushë.

37′ Torasa është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Kotes.

30′ Minuta mjaft të mira për Partizanin, provon Solomon me një gjuatje të rrezikshme nga jashtë zonës, topi devijohet në këndore nga Najdovski. Goditja e katërt nga këndi për të kuqtë.

26′ Rast i artë për Partizanin, Bekaj i mohon një gol të sigurt futbollistit Bardhi. Pas një harkimi nga këndi të Kotes, futbollisti i Bardhi, goditi bukur me kokë, në shtyllën e dytë, por u ndal mjaft bukur nga gardiani bardheblu. Vendimtare pritja e Bekajt.

26′ Partizani fiton 2 goditje radhazi nga këndi, duke qendruar në portën e Tiranës.

24′ Mala jep një top të gjatë mjaft të bukur për Malën, që shërben në hyrje të zonës për Solomon, por tentativa e tij u ndal nga Vangjeli.

21′ Moment i rrezikshëm, portieri Bekaj, për pak sa nuk e katranos me mbajtjen e topin, sulmuesi brazilian Kardozo, rrëshket me sparkatë, por nuk arrin t’ia rëmbejë gardianit bardheblu.

17′ Regjistrohet goditja e parë në portë, ishte Ardit Toli që provoi me një distanca, por pa problem për Alban Hoxhën.

15′ Skuadrat të kujdesshme në këto minutat e para, mungojnë gjuajtjet e rrezikshme drejt kuadratit.

11′ Solomon depërton mjaft mirë nga e majta, provon të pasojë në qendër të zonës, por largon në momentet e fundit Najdovski, i cili e dërgon topin në këndore.

8′ Minuta më të mira të bardhebluve në këtë start takimi, të cilët janë më të qartë në lojën e tyre.

6′ Provon të kundërpërgjigjet Tirana. Toshevski harkon një top të rrezikshëm drejt zonës, largon në vështirësi Bitri.

3′ Rastin e parë të rrezikshëm e krijon Partizani. Pas harkimit nga e djathta, Vangjeli largon në këndore një top që po shkonte drejt Solomon.

1′ Ka startuar në “Air Albania” derbi i kryeqytetit!

FORMACIONET ZYRTARE:

 

FOR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"