VIDEO/ Derbi nuk ka fitues, Erzeni dhe Teuta ndajnë pikët në “Niko Dovana”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2023 | 0:03

VIDEO/ Derbi nuk ka fitues, Erzeni dhe Teuta ndajnë pikët në “Niko Dovana”

Erzeni dhe Teuta kanë ndarë pikët në “Niko Dovana” për ndeshjen e vlefshme në javën e 21-të të Kategorisë Superiore.

dmndmd

Derbi u zhbllokua shumë shpejt, pasi në minutën e 7’ Kallaku nuk gaboi në pikën e bardhë të penalltisë duke kaluar në avantazh ekipin e tij. Gjatë pjesës së parë Teuta, pati një mundësi të mirë për të dyfishuar rezultatin me Jazxhiun në minutën e 14’. Në fund të pjesës së parë shijakasit pretenduan për një penallti por gjyqtari nuk e akordoi. Kështu pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për shijakasit, me Kahrimanoviç dhe Kriviçiç që patën disa raste për të vendosur baraspeshën. Por vetëm në minutën e 86’ Erzeni arriti të shënonte me Leaon.

Kështu ekipet ndanë pikët në këtë javë dhe pas barazimit Erzeni pozicionohet në vendin e 3-të me 31 pikë, ndërsa Teuta në vendin e 7-të me 25 pikë.

ERZENI 1-1 TEUTA

86′ Leao/ 7′ Kallaku

NGJARJET KRYESORE

90’+4′ Mbyllet sfida!

90’+1’ Largohet L. Vila , vend të tij hyn Çyrbja.

90’ Jepen 4 minuta shtesë

86′ GOOOL ERZENI 1-1! Asani kroson drejt zonës, Leao shkund rrjetën me një goditje me kokë.

83’ Kriviçiç godet drejt portës, por topi shkon sipër traversës.

82′ Largohet Krasniqi, në lojë futet Leao.

73’ Kahrimanoviç gjuan topin drejt portës, por Qirko bën heroin dhe shmang golin e barazimit.

67’ Del nga loja Iljazi dhe futet Kahrimanoviç. Gjithashtu largohet Ademi dhe në vend të tij hyn Kapllani.

64′ L.Vila tenton të dyfishojë shifrat, dhe gjuan drejt portës por shtylla i mohon golin e sigurt.

63’ Asani gjuan drejt portës, por Jazxhi e largon topin.

59’ Nonato tenton të avancojë drejt portës, por A. Marku ndërhyn saktë dhe i largon topin nga këmbët.

53’ Asani kroson topin në qendër, por Jazxhi largon rrezikun.

47’ Alan provon me të djathtën e tij, por topi shkon jashtë portës.

46′ Nis pjesa e dytë, del Karabeci futet E. Vila.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45’+1’ Shijakasit gjuajnë topin, dhe pretendojnë për një prekje me dorë nga Kuro duke kërkuar një 11-metërsh. Nxehen gjakrat në “Niko Dovana”, Kallaku dhe Kadriu ndërshkohen me karton të verdhë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

41′ Jazxhi ndërhyn ashpër ndaj Alan dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

40′ Nonato fton në aksion Mehmetin, ky i fundit godet drejt portës por Qirko bën një pritje të mirë.

36’ Goxha del jashtë, zëvendësohet nga Qaqi.

34’ Asani dëmton Goxhën në afërsi të zonës kundërshtare, ku i fundit lë fushën e lojës.

32’ Kotobelli shkakton faull ndaj Ademit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

29’ Kuro kroson drejt zonës, por Krasniqi tregohet i vëmendshëm dhe e largon topin.

27’ Peposhi pason drejt Asanit, ky i fundit tenton të gjejë Nonaton por nuk ja del.

22’ Karabeci provon me të majtën nga goditja e dënimit, por topi shkon sipër traversës.

19’ Alan gjuan nga goditja e këndit, Qirko del dhe grushton topin. Nonato provon të godasë, por portiere largon rrezikun.

14’ Mundësi e mirë për Teutën! Jazxhi godet me kokë, por topi shkon mbi traversë.

9′ Asani ndërhyn ashpër ndaj L.Vilës, ndëshkohet me karton të verdhë.

7′ GOOOL TEUTA 0-1! Kallaku nuk gabon nga pika e bardhë dhe shkund rrjetën e Xhikës.

6’ Kallaku hyn në zonë me topin, por rrëzohet nga mbrojtja kundërshtare. Ka 11-metërsh për durrsakët.

4’ Kallaku kroson drejt L.Vilës, ky i fundit godet më kokë por topi shkon jashtë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

ERZENI: Xhika, Iljazi, Krasniqi, Peposhi, Kriviçiç, Mehmeti, Alan, Asani, Ademi, Kadriu, Nonato;

Trajner: Xhevahir Kapllani

TEUTA: Qirko, Goxha, Jazxhi, Kotobelli, A.Marku, Beqja, Karabeci, Kallaku, Kuro, Gruda, L.Vila;

Trajner: Edi Martini

7d19449e-d885-41ad-8bd5-fdbd124d0aab

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"